Milani mohon zërat për transferimin e Evertonit

08 Korrik 2019

Ylli i Brazilit, Everton Soares thuhej se po shtynte për një transferim te Milani, por mediat italiane pranë klubit këmbëngulin që sulmuesi i Gremios nuk është më një objektiv i Rossonerëve.

Gazeta portugeze A Bola raportoi gjatë ditës se Everton kishte rënë dakord me kushtet personale dhe Rossonerët kishin nevojë për të paguar çmimin prej 40 milionë eurosh.

Lexo po ashtu: Everton Soares i hapur për transferim te Milani  

Megjithatë, media italiane duke përfshirë MilanNews.it dhe La Gazzetta dello Sport kontaktuan Milanin, ndërsa drejtuesit iu thanë që Everton nuk është në planet e tyre.

Everton Soares (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Ai kishte qenë subjekt i bisedimeve kur Leonardo ishte drejtor sportiv, por me largimin e tij kanë ndryshuar planet e transferimeve të Rossonerët.

Sipas La Gazzetta dello Sport, oferta e vetme që ka ardhur për Everton është nga kampioni anglez, Manchester City. /Telegrafi/

www.telegrafi.com