Milani nuk gabon ndaj Lazios në San Siro, kuqezinjtë tregojnë se e kanë seriozisht për top katërshen

13 Prill 2019

Milani ka arritur fitore ndaj Lazios me rezultat 1-0 në San Siro në kuadër të xhiros së 32-të, ky ishte një takim direkt i skuadrave që duan një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Vendasit kontrolluan më shumë lojën, por edhe mysafirët kishin rastet e tyre.

Ciro Immobile rrezikoi në minutën e tretë, por Pepe Reina nuk u befasua nga kjo. Nuk kaloi shumë dhe mysafirë rrezikuan edhe me anë të Joaquin Correas (21′), i cili gjuajti jashtë. Pas kësaj Milani e mori lojën në duar dhe rrezikoi me anë të Susos (31′), Krzysztof Piatek (32′) dhe Hakan Calhanoglu (41′).

Ciro Immobile i dëshpëruar që nuk arriti të shënojë gol (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Një minutë para se të përfundonte koha e rregullt e pjesës së parë Immobile goditi shtyllën pas një topi të mirë në zonë nga Luis Alberto dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Piatek ishte afër të shënonte në minutën e 71-të, ndërsa goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Franck Kessie në minutën e 79-të. Suso gjuajti bukur në kohën shtesë të ndeshjes, por Thomas Strakosha bëri një pritke fantastike dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0.

Momenti kur Franck Kessie shënoi nga pika e bardhë (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Milani ngjitet në vendin e katër me 55 pikë, dy më pak se Interi, por me pikë të barabarta me Romën. Në anën tjetër Lazio tani renditen në vendin e tetë me 49 pikë.

Në xhiron e radhës kuqezinjtë luajnë kundër Parmas, ndërsa Lazio ndaj Udineses. /Telegrafi/

¡Kessié y el Milan siguen soñando con #ChampionsxESPN ! ?

El marfileño marca el penal y los rossoneri vuelven a ser cuartos#SerieAxESPN ??

¡Revive el gol con @Palomo_ESPN ! pic.twitter.com/iKOCeO3pxm

— Fuera de Juego (@ESPN_FDJ) April 13, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan