Milani përfshihet në garë për Fernandes, Silva pjesë e ofertës

12 Gusht 2019

Milani është përfshirë në garën për shërbimet e mesfushorit të Sportingut, Bruno Fernandes dhe mund ta përfshijë Andre Silvan në marrëveshje.

Është pritur që 24-vjeçari të kalonte në Ligën Premier te Manchester Unitedi ose Tottenham Hotspur, mirëpo asnjë prej dy klubeve nuk pagoi 70 milionë euro për të.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Bruno Fernandes

Ndërsa sipas Tuttosport, Milani ka kontaktuar me agjentin e lojtarit, Miguel Pinho, për të diskutuar mundësin e transferimit.

Bruno Fernandes (Foto: Gualter Fatia/Getty Images/Guliver)

Gazeta italian e bën të ditur se Silva mund të përfshihet në marrëveshje, ndërsa Rossonerët do të duhet të paguajnë edhe afro 40 milionë euro.

Për të grumbulluar fonde, Milani mund ta shesë Suson, i cili kërkohet nga Fiorentina dhe Olympique Lyonnais. /Telegrafi/

www.telegrafi.com