Milani planifikon shitjen e një lojtari për ta transferuar Aurier

02 Gusht 2020

Serge Aurier është një objektiv i Milanit për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi afrikan ka pasur paraqitje shumë të mira këtë edicion me Tottenham Hotspur, ku është paraqitur në 42 ndeshje zyrtare.

27-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë në të gjitha garat këtë edicion me klubin londinez.

Aurier është dëshira e madhe e Milanit për krahun e djathtë të mbrojtjes, por Rossonerët fillimisht duan të shesin para se të blejnë.

Serge Aurier. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sky Sport Italia ka raportuar se Milan ka nxjerrë në shitje anësorët Davide Calabria dhe Andrea Conti ku synohet shitja e njërit nga ta.

Në momentin që do të shitet njëri nga lojtarët e lartpërmendur, atëherë Milan do të bëjë përpjekje për transferimin e Aurier.

Gjithsesi kuqezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë ta angazhojnë lojtarin, pasi për të interesim ka shfaqur edhe Roma dhe Monaco.

Nga ana tjetër Spurs janë gati të lënë të lirë reprezentuesin e Bregut të Fildishtë nëse vije një ofertë mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com