Milani pret marrëveshjen për Ibrën

30 Nëntor 2018
Milani pret marrëveshjen për Ibrën

Milani besohet se ka një marrëveshje me Zlatan Ibrahimovicin, por po pret gjykimin e UEFA-s para se të negociojë me LA Galaxy.

Është raportuar se në javë te fundit Rossonerët janë në bisedime për të sjellë sulmuesin sërish në San Siro.

Madje u tha se ai ka një marrëveshje gjashtë mujore me pagë prej 2.5 milionë eurosh

Sportmediaset ka sigurinë se kështu edhe po ndodh dhe se marrëveshja do të ndodhë së shpejti.

Ibrahimovic ka ende kontratë dhe kështu duhet negociata me LA Galaxy.

Transmetuesi televiziv italian beson se MIlani po pret vlerësimin përfundimtar nga FIFA për FFP para hapjes së bisedimeve.

Klubi aktual i Ibrës nuk do ta lirojë atë, por mund të përfitojë nga largimi i tij për shkak të pagës së lartë që ai ka. /Telegrafi/

www.telegrafi.com