Milani rivalizon Interin për Milik

24 Mars 2020

Napoli pritet të shesë Arkadiusz Milikun në afatin kalimtar veror, pasi nuk dëshiron t’ia plotësojë kushtet për kontratën e re.

CalcioMercato raporton se klubi dhe lojtari nuk po arrijnë marrëveshje lidhur me rinovimin e kontratës, prandaj sulmuesi pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro. Ky është çmimi që i ka vënë presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Interi ka qenë klubi më i interesuar italian për shërbimet e futbollistit polak, ndërsa pritet ta ketë konkurrencën e rivalit lokal, Milan.

Lexo po ashtu: Interi në verë do të futet në garë për një sulmues, Milik në krye të listës

Edhe pse ka pasur ndikim të madh prej se u kthye te Rossonerët, Zlatan Ibrahimovic duket se ka vendosur të mos e vazhdojë qëndrimin. Prandaj, kuqezinjtë kanë kthyer interesimin kah Milik. /Telegrafi/

www.telegrafi.com