Milani shpreson të transferojë Ibrahimovicin dhe Mandzukicin në janar

16 Nëntor 2019

Milani është duke tentuar që ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra italiane e ka filluar keq këtë sezon, pasi pas javës së 12-të në Serie A, ka arritur t’i grumbullojë vetëm 13 pikë dhe gjendet në pozitën e 14-të.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Rossonerët po tentojnë ta transferojnë Zlatan Ibrahimovicin dhe Mario Mandzukicin nga Juventusi.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Goal.com/Getty Images)

Sulmuesi suedez ditë më parë ka bërë të ditur se po largohet nga La Galaxy, ndërsa kontrata e tij skadon më 31 dhjetor.

Lexo po ashtu: Ibrahimovic dëshiron ta përfundojë karrierën në Itali

Në anën tjetër, kroati ka kohë që po e kërkon largimin nga Zonja e Vjetër dhe në janar pritet të ndodhë largimi i tij.

Milani shpreson që t’i transferojë dy sulmuesit, në mënyrë që t’u jap fund vuajtjeve për rezultate të mira. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan