Milani tenton transferimin e super-talentit të Bayernit

25 Mars 2020

Milani shpreson që të transferojë në këtë verë lojtarin e talentuar të Bayern Munichut, Mickael Cuisance.

RossonerĂ«t po planifikojnĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« disa ndryshime nĂ« skuadĂ«r, madje t’i largojnĂ« edhe disa lojtarĂ« qĂ« janĂ« mbi tĂ« 30-tat.

Skuadra italiane po punon që ta rikthejë moshën mesatare 25 vjeç në klub, derisa Mickael Cuisance ka përfunduar në radarin e tyre.

Gazzetta dello Sport raporton se Milani beson që lojtari mund të përshtatet mjaftë mirë në strategjitë e lojës së tyre dhe po tentojnë të transferojë atë.

Bavarezët kanë paguar 12 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit nga Borussia Monchengladbachu, gjersa refuzojnë shitjen e tyre.

Por, një ofertë prej 25 milionë eurove, mund të ndryshojë qëndrimin e Bayernit, e që Milani e dëshiron fillimisht i huazim me të drejtë blerje. /Telegrafi/

www.telegrafi.com