Milani thuhet se e dëshiron me ngulm Dejan Lovrenin

12 Qershor 2019

Milani është duke planifikuar që t’i bëjë disa transferime në verë, mirëpo fillimisht duhet t’i shesë disa lojtarë që nuk kanë arritur ta tregojnë vetën në sezonin që lamë pas.

Skuadra italiane përfundoi në sezonin që lamë pas në vendin e pestë, duke mos arritur që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, andaj po tenton që në verë t’i bëjë disa përforcime.

Milani është duke tentuar që në këtë afat kalimtar veror ta transferojë Dejan Lovrenin nga Liverpooli, gjersa ka filluar bisedimet me të dyja palët.

Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Skuadra italiane është e gatshme që t’i paguajë 15 milionë euro për ta transferuar mbrojtësin kroat edhe pse The Red po insistojnë që për të ofrohet shuma e 25 milionë eurove.

Lexo po ashtu: Lovren kërkohet nga klubet e mëdha italiane

Dejan Lovren me shumë gjasë do të insistojë në largimin nga Liverpooli, duke ditur për minutazhën që ka marrë në sezonin që përfundoi.

Milani shpreson që marrëveshja të mbyllet në javët e ardhshme, pasi thuhet se për mbrojtësin kroat janë të interesuar edhe skuadrat nga Turqia, Amerika dhe Kina. /Telegrafi/

www.telegrafi.com