Milivojevic ia ndërpret marshimin Arsenalit (video)

28 Tetor 2018

Luka Milivojevic realizoi penalltinë e tij të dytë të ndeshjes për t’i dhënë Crystal Palace-s një barazim ndaj Arsenalit. “Topçinjtë” kryesonin deri në minutën e 83’, kur vendasit shënuan golin e dytë dhe deri në fund rezultati 2-2 nuk ndryshoi.

Goli i parë i takimit erdhi nga futbollisti serb, i cili fitoi duelin me gardianin Bernd Leno nga pika e bardhë e 11 metërshit. Shkodran Mustafi ndërhyri keq ndaj Cheikou Kouyate-s dhe arbitri akordoi penallti. Por në pjesën e dytë, mesfushori zvicerano-shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur me anë të një goditjeje dënimi.

Miqtë morën situatën nën kontroll dhe shtuan presionin. Goli i dytë erdhi në të 56’, kur Pierre-Emerick Aubameyang i dha avantazhin “topçinjve”. Por paraqitja e Xhakës do të zbehej në të 83’, kur ai ndërhyri keq ndaj Wilfred Zaha-së brenda zonës së rreptësisë dhe për gjyqtarin kjo ishte penallti. Nga pika e bardhë futbollisti serb nuk gaboi, duke i dhënë fund kështu ecurisë së fitoreve radhazi të Arsenalit dhe duke ia hequr nga duart ekipit të Enai Emery-së fitoren e 12 radhazi. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan