Milner kërkon reagim nga Liverpooli

09 Janar 2019

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, i ka sugjeruar bashkëlojtarët e tji që të kthejnë sezonin në normalitet pas një serie negative.

Liverpooli pësoi edhe humbjen e dytë radhazi, së pari në kampionat ndaj Manchester Cityt e më pas nga Ëolvesi në Kupë.

Milner ka folur para viziës së vështirë në Brighton të shtunën, duke thënë se secili ekip kalon në periudha të vështira gjatë sezonit.

Lexo po ashtu: Gjithçka rreth Liverpoolit

“Ne duhet që të rikthehemi dhe të shikojmë ku mund të përmirësohemi”.

“Kurrë nuk do të kaloni gjithë sezonin pa probleme. Mendoj se në fillim të këtij sezoni ne nuk kemi luajtur në formën më të mirë, por ne i kemi marrë rezultatet”.

“Nuk është mirë që kemi humbje rresht, por ka rënie gjatë një sezoni. Është çështja si të përgjigjemi ndaj këtyre rënieve”.

Defeat in the #FACup.

— Liverpool FC (@LFC) January 7, 2019

“Mendoj se keni parë karakterin e skuadrës në vitet e fundit dhe ne lojtarët e dimë se duhet të reagojmë ndaj kësaj situate”, u shpreh Milner.

Pas udhëtimit në Brighton, Liverpooli ka dy ndeshje në shtëpi ndaj Crystal Palace dhe Leicesterit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com