Milot Rashica kthehet në stërvitje të plotë me Werderin, gati për fundjavë

17 Shtator 2019

Milot Rashica duke se e ka lënë pas krahëve lëndimin që e kishte marr në fillimin e edicionit në Bundesliga.

Javën e shkuar filloi stërvitjet gradualisht, ndërsa sot është bashkuar me ekipin.

Ai e ka kryer stërvitjen e plotë më bashkëlojtarë dhe me shumë gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, që ka postuar në rrjetet sociale foto të lojtarit.

Werder do të luajë në shtëpi ndaj RB Leipzing.

Rashica i ka munguar Kosovës në dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Çekisë dhe Anglisë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com