Milwaukee shtang Cavaliers, LeBron nuk bën dot asgjë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Dhjetor 2017 10:26
Sacramento fiton pas 2 humbjeve

Ka qenë një mbrëmje e jashtëzakonshme ajo e Milwaukee në NBA, pasi arriti që të ndalte vrapimin e Cleveland.

Cavaliers nuk u mjaftoi paraqitja e LeBron James, i cili ishte më i miri në parket dhe realizoi 39 pikë, por nuk mundi të evitonte humbjen e parë pas pesë fitoreve radhazi.

Bucks fitoi me rezultatin 119-116 ndaj Cavs, që pësuan humbjen e dytë në 20 ndeshje.

Sacramento mundi Philadelphia 101-95 falë mbrëmjes së mrekullueshme të Randolph (27 pikë) dhe Hield (24 pikë).

Loja u vendos në periodën e katërt, ku miqtë përmbysën rezultatin pas fitores 30-17.

Philadelphia nuk i mjaftuan 17 pikët e Covington dhe 13 pikët e Simmons.

Sacramento triumfoi pas 2 humbjeve radhazi, kurse për Philadelphia erdhi humbja e tretë radhazi.

Në “Capital One Arena” vendasit e Washington i Wizards i’u rikthyen suksesit pas humbjes kundër Cleveland. New Orleans pësoi humbjen e dytë radhazi.

U dalluan për pritësit treshja Beal me 26 pikë, Scott 24 pikë dhe Wall 18 pikë, 10 asiste dhe 6 ribaunde.

Pelicans nuk u mjaftoi loja e Davis, 37 pikë dhe 9 ribaunde dhe Cousins 26 pikë dhe 13 ribaunde.