Mina ose Vermaelen, vetëm njëri mund të qëndrojë te Barcelona

Nënshkrimi me Clément Lenglet plotëson një dëshirë të vjetër të Ernesto Valverde: Të zvogëlojë distancën midis dy titullarëve (Piqué dhe Umtiti) dhe për të gjetur zëvendësuesin e duhur. Por në të njëjtën kohë ka sjellë një mbipopullim në repartin e mbrojtjes, sepse tani janë pesë lojtarë në dispozicion. Dy janë kandidatët për t’u larguar nga klubi i Barcelonës këtë verë: Yerry Mina dhe Thomas Vermaelen. Në parim, kolumbiani është më i rrezikuar për t’u larguar për shkak të mospërshtatjes me futbollin evropian. Megjithatë, ai ende mund të qëndrojë te Barça.

Mina zë një vend në listën e lojtarëve ekstra-komunitarë, që papritmas nuk është më një problem. Midis transferimit të Paulinho te Guangzhou dhe pasaportës së Coutinho, vetëm kolumbiani dhe i sapoardhuri Arthur do të kishin statusin e të huajit, dhe kështu që nuk do të kishte mundësi për të përfshirë edhe një lojtar, si për shembull Willian Borges. Nga klubi pranojnë se nuk është urgjente gjetja e një ekipi për kolumbianin, por po presin se kush mund të ofrojë më shumë se 20 milionë euro pas shpërthimit në Kupën e Botës në Rusi, ku shënoi tre gola.

Sa i përket termave financiarë Mina pritet të sjellë më shumë se Vermaelen, i cili do të jetë 33 vjeç këtë vit dhe kontrata e tij përfundon në 2019, por në të njëjtën kohë belgu nuk është një lojtar për të ardhmen. Valerde preferon Vermaelen i cili u paraqit mirë sezonin e kaluar dhe gjithashtu lojtari është i gatshëm të kryejë rolin e zëvendësuesit, ndërsa Mina nga ana tjetër dëshiron më shumë minuta. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan