Mino Raiola: De Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin

08 Korrik 2019

Matthijs de Ligt ka arritur marrĂ«veshje me Juventusin, tani Ă«shtĂ« nĂ« duart e Ajaixit – kĂ«shtu ka thĂ«nĂ« agjenti Mino Raiola, derisa raportohet edhe pĂ«r interesimin e Paris Saint-Germainit dhe BarcelonĂ«s.

ËshtĂ« raportuar gjatĂ« gjithĂ« javĂ«s sĂ« kaluar se BianconerĂ«t kanĂ« nĂ«nshkruar me mbrojtĂ«sin holandez kontratĂ« pesĂ«vjeçare, me njĂ« pagĂ« prej nĂ«ntĂ« milionĂ« eurosh nĂ« vit.

Në fillimet e negociatave, Zonja e Vjetër kishte ofruar 50-55 milionë euro për shërbimet e De Ligtit, por që ishin në dijeni se do të refuzohej nga Ajaxi. Ndërsa tash, agjenti i tij ka konfirmuar se lojtari dhe Juve kanë arritur marrëveshje për kushtet personale.

Mino Raiola (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

“De Ligt ka arritur marrĂ«veshje me Juventusin dhe janĂ« pajtuar rreth kushteve personale, mirĂ«po tani Ă«shtĂ« nĂ« duart e Ajaxit”, ka thĂ«nĂ« Raiola nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r De Telegraaf.

Lexo po ashtu: De Ligt i gatshëm të kalojë te Juventusi, pas bisedës me Sarrin

Blaugranëtt dhe parisienët janë po ashtu në garë për transferimin e 19-vjeçarit, por siç duket transferimin e lojtarit e kanë kompletuar torinezët.

Agjenti italian ka thënë se nuk do të ketë një rebelim nga ana e mbrojtësit holandez, të ngjashëm me atë të Antoine Griezmann, i cili nuk dëshiron të rikthehet te Atletico Madridi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com