Mino Raiola dëshiron të çojë një emër të madh te Barcelona

14 Mars 2018

Agjenti Mino Raiola i ka ofruar Marco Verrattin Barcelonës, në merkaton e Janarit, sipas medieve në France. Lojtari italian ishte objektivi parësor i klubit katalanas në merkaton e verës së vitit 2017, me skuadrën  blaugrana që e bëri publike interesin ndaj mesfushorit. Megjithatë Paris Saint-Germain refuzoi ta shiste 25-vjeçarin, i cili asokohe deklaroi dashurinë ndaj klubit francez. Por tashmë pas 1 viti, gjërat duken se kanë ndryshuar plotësisht. “L’Equipe” raporton se Verratti nuk po bënë asnjë progres, përkundrazi, dhe parizienët janë penduar që nuk lejuan largimin e tij nga “Parc des Princes” më parë.

Lojtari bëri një paraqitje të mirë në fitoren 4-0 të PSG ndaj Barcelonës në Champions League, por në ndeshjen e kthimit të fituar 6-1 nga katalanasit në “Camp Nou”, ishte thuajse inekzistent në fushë. Gjithashtu Verratti nuk ka shkëlqyer as me Kombëtaren e Italisë, e cila nuk arriti të siguronte kualifikimin për në Botërorin e Rusisë. Kjo ka vendosur në dyshim të madh performancën e lojtarit kohët e fundit. Edhe pse mesfushori është mbrojtur publikisht nga trajneri i skuadrës, Emery, e ardhmja e tij nuk është e sigurt. Një tjetër problem i klubit është se duhet të bëjë edhe largime për të respektuar fair play financiar. Zërat kanë nisur të qarkullojnë sërish, me Mino Raiola që dëshiron të nisë bisedimet me Barcelonën, për të kryer operacionin gjatë merkatos së verës. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan