Miqësorja sekrete, Partizani hap dosjen

Partizani ka luajtur miqësoren e radhës në Antalia të Turqisë e kjo është diçka normale në fazën parapërgatitore. Ajo që të çudit është fakti që klubi kryeqytetas nuk ka informuar për zhvillimin e takimit me skuadrën e Berliner AK 07. EDS zbuloi faktin që të kuqtë po luanin ndaj Berliner AK 07,  ky një klub gjerman që garon në Regionalliga Nordost (Kategoria e katërt) dhe ka lidhje të forta edhe me futbollin turk.

Gjithsesi ky është një informacion që mund të mbahet i fshehtë, fundja nuk është se ka edhe ndonjë arsye, por te Partizani duhet të informonin në lidhje me këtë ndeshje. Gjithsesi kanë bërë “mea culpa” duke publikuar pas ndeshjes rezultatin. 2-2 ka përfunduar ky takim dhe shënues ishin të afruarit e merkatos së janarit, mbrojtësi Belica dhe mesfushorit Esat Mala. /EDS/

FK PARTIZANI 2 – 2 BERLINER AK 07
Shënues: Belica 3’, Mala 50’

Formacioni: Hoxha , Kotobelli, Belica, Atanda, Ibrahimi, Telushi, Batha (cap), Asani, Trashi, Progni, Bardhi. U aktivizuan : Xhika, Sulejmani, Lucas, Fili, Mala. Trajner. Sulejman Starova

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan