Mirë huliganët, po anglezët në Rusi i pret një rrezik edhe më i madh

21 Dhjetor 2017

Nuk ka për të qenë një botëror i lehtë për tifozët anglezë ai i Rusisë në verën e ardhshme.

Përveç faktit që huliganët rusë prej kohësh i kanë paralajmëruar anglezët se ata në atdheun e tyre i pret ferri, një rrezik edhe më i madh qëndron mbi ta.

Federata angleze e futbollit u interesua tek ajo ruse për të ditur mundësitë e ndryshme që mbështetësit e kombëtares kanë për tu strehuar në Rusi.

Nisur nga fakti që numri i hoteleve është i pakët, anglezët menduan që t’i këshillonin fansat që të përdornin kampingjet.

Një ide mjaft e keqe kjo sipas kolegëve rusë, sepse kultura e kampingut nuk është shumë e përhapur në Rusi, përveçse në natyrën e egër, por aty jeta është në rrezik.

Nëpër pyje e fusha ka rreth 70 mijë arinj, të cilët po bëhen gjithnjë e më shumë të egër për shkak të mungesës së ushqimit dhe sulmet ndaj njerëzve janë shtuar.

Kështu, që ndërsa nga njëra anë strehimi mungon, nga ana tjetër, nëse largohen nga qendrat e banuara, anglezët rrezikohen që të shqyhen nga egërsirat.