Mirë huliganët, po anglezët në Rusi i pret një rrezik edhe më i madh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Dhjetor 2017 11:01
Nuk ka hotele dhe në natyrë arinjtë mund t'i vrasin

Nuk ka për të qenë një botëror i lehtë për tifozët anglezë ai i Rusisë në verën e ardhshme.

Përveç faktit që huliganët rusë prej kohësh i kanë paralajmëruar anglezët se ata në atdheun e tyre i pret ferri, një rrezik edhe më i madh qëndron mbi ta.

Federata angleze e futbollit u interesua tek ajo ruse për të ditur mundësitë e ndryshme që mbështetësit e kombëtares kanë për tu strehuar në Rusi.

Nisur nga fakti që numri i hoteleve është i pakët, anglezët menduan që t’i këshillonin fansat që të përdornin kampingjet.

Një ide mjaft e keqe kjo sipas kolegëve rusë, sepse kultura e kampingut nuk është shumë e përhapur në Rusi, përveçse në natyrën e egër, por aty jeta është në rrezik.

Nëpër pyje e fusha ka rreth 70 mijë arinj, të cilët po bëhen gjithnjë e më shumë të egër për shkak të mungesës së ushqimit dhe sulmet ndaj njerëzve janë shtuar.

Kështu, që ndërsa nga njëra anë strehimi mungon, nga ana tjetër, nëse largohen nga qendrat e banuara, anglezët rrezikohen që të shqyhen nga egërsirat.

Botërori 2018, a do të jetë Icardi ne Rusi? Bomberi flet me kode

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 12:46
Ja c'thotë ylli i Argjentinës

Ylli i Interit, Mauro Icardi në një intervistë të dhënë për "Ole" ka thënë se nuk beson që do të luajë në Botëror. Kapiteni i zikaltërve, ka shënuar 26 gola në 30 ndeshje të Serie A këtë sezon, përfshirë katër të tillë në fitoren 5-0 ndaj Sampdorias më 18 mars. Ai u thirr në katër ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në fund të vitit të kaluar, por duket që nuk është më pjesë e planit të trajnerit, Jorge Sampaoli.

“Nuk ka asgjë të çuditshme, mendoj se është vetëm fakti që nuk kisha shumë minuta në fushë”- tha 25-vjeçari.

Ai luajti në tre nga katër ndeshjet që u thirr me Argjentinën, për 90 minuta të plota në barazim pa gola kundër Uruguait më 31 gusht. Në barazimin 1-1 ndaj Venezueles, më 5 shtator u zëvendësua pas 74 minutave ndërsa ndaj Perusë u la në stol pa i dhënë asnjë minutë në dispozicion. Më pas në fitoren 3-1 me Ekuadorin, u aktivizua në minutën e 76-të. Trajneri Sampaoli e la jashtë listës në dy ndeshjet miqësore që u zhvilluan në mars, ndaj Italisë dhe Spanjës.

“Nuk e di nëse u bëra pjesë e kombëtares në kohën e duhur, për shkak të presionit që kemi pasur. Por bëra atë çfarë stafi dhe trajneri më kërkuan, dhe e vërteta është se, jam shumë i lumtur që luajta një rol në këto kualifikuese”.

Në një konferencë për shtyp, Sampaoli ka deklaruar se 80% të skuadrës e ka gati për në Botëror, por kjo nuk do të thotë se lojtarët e tjerë nuk do të merren parasysh.

“Unë jam 25-vjeç, për tre vite rresht jam kapiten i Interit dhe jam pjesë e klubit me golat e mi. Vazhdoj ëndërroj të luaj në Botëror, tani apo më vonë. E kam këtë qëllim. Nëse nuk ndodh tani, do të ndodhë më vonë”.

Icardi do të ketë shansin që të udhëtojë në Rusi me skuadrën e tij përfaqësuese, nëse Sergio Aguero nuk do të rikuperohet plotësisht. Javën e kaluar, sulmuesi i Manchester City-t iu nënshkrua një operacioni në këmbën e majtë.

“E vetmja gjë që shpresoj është që ai të rikuperohet shpejt, sepse të gjithë duan që ai të ketë sukses dhe ai i njeh përgjegjësitë dhe krenarinë që të jep ajo fanellë”.

I pyetur për lojtarët që tekniku i Argjentinës ka thirrur, ai nuk i kurseu vlerësimet ndaj tyre.

“ I njoh ata dhe i vlerësoj shumë si lojtarë dhe shokë. E meritojnë të jenë atje. Nëse janë zgjedhur, duhet t’i mbështesim dhe të besojmë tek ata në Kupën e Botës. Samapoli e di që është një përgjegjësi e madhe dhe se roli ynë në skuadër ka qenë i merituar. Ai e di gjithashtu se jam i gatshëm. Në ose jashtë ekipit, do të ndihem sikur jam me shokët e skuadrës”- ka përfunduar ylli i Inter, i cili shpreson që të marrë një ftesë për Botërorin që do të fillojë më 14 qershor në Rusi. /EDS/

Lajm jo i mirë për tifozët, Rusia me sanksione të forta për Botërorin 2018

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 23:06

Në një përpjekje për të parandaluar dhunën e tifozëve gjatë Botërorit, zyrtarët rusë kanë marrë vendimin për të ndaluar pijet alkoolike në Moskë gjatë zhvillimit të këtij kompeticioni. Në fakt alkooli do të lejohet të shitet nëpër stadiume apo zonat e tifozëve, por Bashkia e Moskës do të kufizojë shitjen e pijeve alkoolike jashtë këtyre zonave në kryeqytet, në ditën e ndeshjeve dhe një ditë përpara.


Kohët e fundit tifozët rusë kanë krijuar rrëmuja kudo ku kanë udhëtuar, kur gjatë zhvillimit të Euro 2016 në Francë u konfliktuan me përkrahësit anglezë, që u pasua nga në një numër i madh arrestimesh. Në formë hakmarrjeje huliganët nga vendi pritës kanë kërcënuar me vdekje tifozët anglezët, nëse vendosin të udhëtojnë në Rusi.


Zyrtari i Bashkisë së Moskës, Kirill Malyshkin deklaroi: "Organet ekzekutive kanë përcaktuar tashmë vendet ku do të ndalohet shitja dhe konsumimi i alkoolit, në prag të një ndeshje futbolli të Kupës së Botës. Pubet, restorantet, supermarkete dhe të gjitha pikat e tjera të shitjeve, do të preken nga ky vendim dhe janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim, sepse në të kundërtën do të kenë pasoja të rënda”.

Në dy stadiumet e Moskës do të zhvillohen gjithsej 12 ndeshje gjatë gjithë turneun, duke përfshirë finalen dhe gjysmëfinalen. Por për habinë e të gjithëve, tifozët do lejohen të hyjnë në stadium me kanabis, kokainë dhe madje heroine, por jo me alkool. /EDS/

Telashe për trajnerin e Anglisë, talenti i skuadrës humbet Botërorin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 21:31

Mesfushori i Liverpool, Alex Oxlade-Chamberlain, ka pësuar një dëmtim të ligamenteve, që do ta lërë jashtë nga Kampionati Botëror. Anglezi u largua nga fusha me barelë gjatë pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Champions League, kundër Romës në mbrëmjen e së martës, e fituar nga anglezët me rezultatin 5-2.


Ai u nënshtrua një sërë analizash të mërkurën, që zbuluan dëmtimin e ligamenteve, edhe pse klubi nuk ka dhënë asnjë informacion për kohën e saktë që lojtari do jetë jashtë fushave.
Menjëherë pas përgjigjeve të analizave 24-vjeçari, ka telefonuar trajnerin e kombëtares angleze Gareth Southgate, për t’i shpjeguar lëndimin dhe pasojat.
“Liverpool konfirmon se sezoni për Alex Oxlade-Chamberlain ka përfunduar. Dëmtimi në ligamentet e gjurit në ndeshjen ndaj Romës, të martën mbrëma ka mbyllur sezonin si për klubin dhe kombëtaren”, thuhet në deklaratën e klubit.


“Për analizat e 24-vjeçarit u kujdes ekipi mjekësor i klubit në Melwood, të mërkurën në mëngjes, por pa përcaktuar afat për kthimin e tij në fushë. Megjithatë, pritet që Oxlade-Chamberlain të fillojë një program rehabilitimi në mënyrë që të rifitojë formën, sa më shpejt që të jetë e mundur, duke u rikthyer në sezonin e ardhshëm”. Dëmtimi zbehu atmosferën e asaj fitoreje emocionuese në Anfield ku trajneri Jurgen Klopp deklaroi pas ndeshjes: “Ajo që na prishi humorin është dëmtimi i Chamberlain, sepse kemi humbur një lojtar fantastik”.
Ky është turneu i dytë ndërkombëtar që 24-vjeçari do të mungojë, pasi ai nuk u grumbullua nga Roy Hodgson-it në Euro 2016, kur aktivizohej me Arsenalin. /EDS/

Probleme me Messin dhe Sampaolin? Icardi sqaron të vërtetën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 17:13
Ftesa e munguar për në Botëror

“Jam në pritje dhe shpresoj, madje, nuk e pres listën e lojtarëve që do thirren me presion mbi kokë apo nervozizëm, jam një njeri që preferoj të pres”. Në këtë mënyrë e përjeton Mauro Icardi pritjen për t’u thirrur në kombëtare për Botërorin e Rusisë me fanellën e Argjentinës. Kanë kaluar 6 muaj që nga hera e fundit që ai është thirrur nga trajneri Jorge Sampaoli, i cili më pas preferoi të thërrasë të tjerë lojtarë, duke e lënë “bomberin” e Serie A në hije.

“Jam i bindur se në Botëror do të shkojnë ata që janë lojtarët më të mirë”, tha për gazetën sportive argjentinase “Ole” 25-vjeçari që luan me Inter-in dhe që është i kërkuar nga shumë skuadra në Europë. “Jam 25 vjeç, jam kapiteni i Inter-it prej tre vitesh, me golat e mi kam hyrë në historinë e klubit zikaltër. Normalisht që jam gati që të luaj në Kupën e Botës, nëse jo tani, jam për edicionin e ardhshëm. Jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim në kualifikuese”, vijoi “bomberi” zikaltër, i cili shton se brenda pak ditësh do të bëjë një takim me Sampaoli-n.

“Mendoj se në kombëtare ka gjithnjë një mundësi të dytë”, shton me plotë besim sulmuesi që mendon se duhet të shohë veten krah Higuain-it dhe Aguero-s. “Ata janë më të vjetrit, i njoh dhe i respektoj. E meritojnë që të jenë në kombëtare, nëse janë zgjedhur ata, duhet të kemi besim dhe t’i mbështesim. Sampaoli e di që është një rol që ka shumë përgjegjësi dhe në fushë roli jonë është vendimtar”, shtoi Icardi, i cili i dërgon urime Kun Aguero-s që është operuar në gju dhe do të rrijë jashtë për pesë javë.

“Shpresoj që ta marrë shumë shpejtë veten nga dëmtimi”. Sa i përket Higuain-it “është një sulmues me nivel botëror dhe e meriton kombëtaren”. E thotë këtë, “brenda apo jashtë listës së kombëtares, ndihem përherë pjesë e grupit”, shtoi Maurito që e di se “ka mbështetjen e argjentinasve”, dhe mohon veton e supozuar nga Messi. “Kam një raport të shkëlqyer me të gjithë dhe asnjëherë nuk kam qenë i ndikuar nga fjalët. Këtë herë po fliten fjalë të pavërteta. Me Leo-n kam raport normal dhe e di që unë dhe ai kemi të njëjtën ëndërr. Mendoj se nëse i bëjmë gjërat mirë, do të kemi mundësi që të argëtohemi në Rusi dhe nuk mund t’i trembemi asnjë skuadre. Pa harruar që kemi lojtarin më të mirë të botës”. /EDS/