Mirel Josa: Nëse futbollistët e japin maksimumin e fitojmë ndeshjen

01 Korrik 2019

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka folur para ndeshjes kthyese ndaj St Joseph’s.

Prishtina ka udhëtuar drejt Gjibraltarit për ndeshjen kthyese ndaj St Joseph’s në kuadër të para-kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Takimi është paraparë të zhvillohet të martën në stadiumin Victoria me fillim nga ora 17:45.

Lexo po ashtu: Prishtina e mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me St Joseph’s

Para ndeshjes ka folur trajneri Mirel Josa, i cili beson në fitoren e kryeqytetasve nëse ekipi i tij e jep maksimumin.

Mirel Josa (Foto: FC Prishtina/Facebook)

“Është e rëndësishme të rikuperojmë skuadrën nga udhëtimi dhe të japim maksimumin nesër (e martë) duke qenë se për ne ka shumë rëndësi ndeshja për vazhdimësinë e skuadrës, për mënyrën se si do të vazhdoj të ndërtohet kjo skuadër. Por, edhe për prestigjin tonë si futboll duhet se s’bënë që skuadra të japi maksimumin”.

“Unë jam i qetë për faktin sepse futbollistët i shoh, ata futbollistë që janë në gjendjen maksimale, jam i sigurt se do të japin një qind për qindtë dhe nëse futbollistët e japin këtë jam i sigurt që ne do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë kryetrajneri Josa për faqen zyrtare të Prishtinës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan