Mirësevini në Southern Premier, kampionatin më ” të çmendur” në botë

Kuota e 100 pikëve, një limit ekstrem që rrallherë mund të arrihet në një kampionat. Sigurisht, një turne me 24 epike, sic ndodh shpesh në kategoritë inferiore të Anglisë, ndoshta të ndihmon, por sezoni  është kaq i gjatë sa dhe me kaq shumë ndeshje në dispozicion, nuk është e thënë që ndonjë ekip të grumbullojë kaq pikë. Në Southern Premier, dikush ja ka dalë. Hereford e ka tepruar duke grumbulluar 113 pikë, duke siguruar në këtë mënyrë ngjitjen në National League South. Por ka edhe nga ato ekipe që kanë grumbulluar 100 pikë, me 99 gola të shënuar, dhe mund të humbasin shansin për tu ngjitur një kategori më lart. Eh, kjo është pjesa më pak e çuditshme e kësaj historie.

Lufta për t’u ngjitur një kategori më lart është shumë e fortë, duke konsideruar se vetëm një ekip tjetër e ka mundësinë për diçka të tillë, përvec Hereford. Favoriti kryesir është King’s Lynn që ka marrë 100 pikë dhe do të përballet me tre ekipe të tjera që kanë 99, 97 dhe 97. Të gjitha këto ekipe e kanë kaluar shifrën e 100 golave të shënuar. Në 99% të kampionateve në botë do të mjaftonin 100 pikë, por jo në kampionatin më të “çmendur” në Botë.

Në pjesën tjetër të klasifikimit historia bëhet akoma edhe më interesante. Mjafton të kujtosh se janë katër ekipe që kanë pësuar mbi 100 gola, tre prej të cilave nuk do të bien një kategori më poshtë.  Kjo për faktin se kjo është kategoria e parafundit në futbollin anglez, atëherë vetëm vendi i fundit bie një kategori më poshtë. Kjo i jep mundësinë një ekipi si Gosport Borough të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm në Southern Premier, pavarësisht se ka pësuar plot 142 fola dhe e ka golaverazhin -101.

E pabesueshme, por nuk mbaron me kaq. Sepse një kampionat i tillë ka edhe një trofe të rrallë. Një pjatë gjigante me një stemë po aq të madhe, ku duhen gjysma e futbollistëve për ta ngritur dhe duhet një raft më vete duke patur parasysh madhësinë. Trofeu i duhur për kampionatin më “absurd” që keni dëgjuar ndonjëherë. /EDS/