Moçka i pakënaqur, kryesuesit e Superiores e kanë në fokus

Moçka i pakënaqur, kryesuesit e Superiores e kanë në fokus

Shpëtim Moçka, ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga Teuta dhe disa klube të Kategorisë Superiores kanë shprehur interes për të.

Mësohet se drejtuesit e Vllaznisë kanë filluar bisedimet me portitin vlonjat, për ta afruar në merkaton e janarit.

Gjithashu burime pranë lojtarit bëjnë me dije për “Eduasportin.com”, se edhe Luftëtari dhe Skënderbeu kanë shprehur interes për të nënshkruar me 28-vjeçarin.

Moçka është në kontratë me “Djemtë e detit”, megjithatë largimi i tij është i pashmangshëm nga durrsakët.

Deri më tani vlonjati është aktivizuar minimalisht dhe ai kërkon të luajë pasi e ndjen veten ende të ri për të qenë zëvendësues.