Modriç drejt fundit të karrierës, zbulon zëvendësuesin

Nëse ka një lojtar të domosdoshëm te Real Madrid-i, ai është Luka Modriç. Mesfushori kroat është bërë në vitet e fundit një pjesë themelore për “Los Blancos”. Por, ish-lojtari i Tottenham në shtator mbush 33 vjeç. Ai është në periudhën e fundit të karrierës së tij si futbollist.

Dhe vet Modriç e di se nuk mund të jetoje dhe shumë vite në nivelin më të lartë futbollistik. Te Real Madrid-i po shohin si të çmendur për një trashëgimtar i mesfushorit, ndërsa vetë Luka ka vënë një emër në tavolinë.

Nuk është askush tjetër përveç Dele Alli. Numri 10 i Real Madrid-it është një admirues i madh i anglezit. Ai ka ndjekur nga afër evolucionin e ekipit të tij të mëparshëm dhe beson se Alli do të përshtatet në mënyrë të përkryer në grupin madrilen.

Dele Alli është konsoliduar gjatë vitit të fundit si një nga mesfushorët më të mirë në Premier League, kur është vetëm 21 vjeç. Ai ka një të ardhme shumë premtuese përpara. Modriç mendon se Real Madrid-i duhet të veprojë për të përpara se një skuadër tjetër e madhe evropiane të hedhë rrjetat. Ai që paralajmëron nuk është tradhtar. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan