Moggi kritikon Conten për deklaratat pas humbjes nga Dortmundi, këshillon Interin që ta shkarkojë

07 Nëntor 2019

Ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi ka kritikuar Antonio Conten pas sulmin e tij ndaj brodit drejtues të Interit, të cilët i ka këshilluar ta shkarkojnë italianin.

Pas humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve në Borussia Dortmund, Conte kritikoi bordin e tij dhe cilësinë e skuadrës që kishin transferuar për të këtë sezon.

Moggi nuk ishte i impresionuar me fjalët e ish-trajnerit të Juventuesit dhe sipas tij, drejtuesit e Interit duhet ta shkarkojnë.

Lexo po ashtu: Conte i zemëruar me humbjen, kundërshton edhe transferimet e verës: Përveç Godinit, lojtarët tjerë nuk kanë fituar asgjë

“Nëse Moggi do të kishte qenë te Interi, kjo nuk do të ndodhte. Nuk e di mirë se çfarë ka brenda, por duke dëgjuar deklaratat e Contes, për mua këtë mëngjes do ta kishin larguar atë nga Interi”, ka thënë fillimisht Moggi.

“Ne nuk mund t’i fajësojmë të tjerët, të gjithë punojmë së bashku. Nuk është e bukur që kur të fitosh, një fiton dhe kur humb, e fajëson një tjetër”.

“Klubi u mor në pyetje dje. Më vjen keq sepse Conte ishte lojtari im dhe ai është një djalë i mirë, por ndonjëherë ai humbet veten”.

“Këto deklarata nuk duhet të ekzistojnë”, përfundoi ish-drejtuesi i Juventusit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan