Moggi: Sarri është i etur të nënshkruajë me Jorginhon

28 Maj 2020

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi ka thënë se trajneri Maurizio Sarri është i etur të nënshkruajë me mesfushorin e Chelseat, Jorginho.

Moggi pranon se nuk do ta shiste Miralem Pjanicin, por e kupton se Sarri dëshiron të punojë përsëri me ish-mesfushorin e tij të Chelsea dhe Napoli.

Ai këto deklarata i ka dhënë për mediumin 7 Gold, ku ka konfirmuar dëshirën e Sarrit për të nënshkruar përsëri me Jorginhon.

Lexo po ashtu: Agjenti i Jorginhos për kalimin e mundshëm te Juventusi: Pse jo?

“Unë nuk do ta ndryshoja Pjanicin në mesfushë, por qëllimi i vërtetë i Sarrit është gjithmonë Jorginho”, ka thënë fillimisht Moggi.

“Ai është një futbollist që e njeh mirë pasi e kishte atë për shumë vite në Napoli dhe më pas te Chelsea”.

“Si një alternative në Torino, Marco Verratti mund të arrijë, por jo edhe Arthur”, përfundoi ish-drejtori i Bianconerëve. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan