Moise Kean thyen rekordin e Balotellit në Serie A

13 Prill 2019

Moise Kean është bërë lojtari më i ri që shënon gola në katër ndeshje radhazi në Serie A në epokën tri pikë për një fitore, duke e kaluar kështu rekordin e Mario Balotellit.

Talenti i Juventusit vazhdimisht krahasohet me SuperMarion, i cili kishte shënuar në tri ndeshje radhazi në vitin 2009, ndërsa 19-vjeçari ka vazhduar me statistikat pozitive në kampionatin italian.

Moise Kean (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ai e shënoi golin e vetëm të Zonjës së Vjetër në humbjen prej 2-1 kundër Spalit, skuadër që ia shtyu festën për titull.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Moise Kean

Kean, i cili kishte realizuar ndaj Empolit, Cagliarit dhe Milanit, në ndeshjen e të shtunës e zhbllokoi rezultatin pas gjysmë ore lojë pas një goditjeje nga Joao Cancelo.

19-vjeçari njëherësh është përfshirë edhe në skuadrën e kombëtares së Italisë duke shënuar gola në dy ndeshje radhazi gjatë kualifikimeve për ‘Euro 2020’. /Telegrafi/

www.telegrafi.com