Moldavi-Shqipëri, publikohen formacionet! Reja bën dy ndryshime të mëdha

14 Tetor 2019

Shqipëria do të kërkojë të zhbëjë në Moldavi humbjen e hidhur që i la sfida me Turqinë, ndërsa Edi Reja ka vendosur të bëjë dhe ndryshime në formacion. Kështu, titullar nga minuta e parë do të jetë Lorenc Trashi, i cili bën debutimin e tij me fanellën kuqezi, duke ulur në stol Lenjanin. Po ashtu, ndryshe nga përballja me Turqinë, edhe Memushaj ka përfunduar në pankinë, teksa vendin e tij dhe shiritin e kapitenit e ka marrë Amir Abrashi.

Ja formacionet e plota:

Moldavi-Shqipëri 20:45

Moldavia: Koshelev, Mudrac, Prepelita, Posmac, Graur, Reabciuk, Ionita, Anton, Cebotaru, Suvorov, Sidorenko.
Trajner: Semen Altman

Shqipëria: Strakosha, Veseli, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Trashi, Gjasula, Bare, Abrashi, Cikalleshi, Manaj.
Trajner: Edi Reja

Mold Shqip

(Balkanweb)

www.balkanweb.com