Molde në avantazh të dyfishtë falë gabimeve të Laçit

Molde e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë kundër Laçit në stadiumin “Aker Stadion”. Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas një penalltie, ndërsa dyfishuan shifrat pas një goditjeje dënimi. Kurbinasit edhe pse ishin me pesë mbrojtës e patën tepër të vështirë përballë një kundërshtari të frikshëm në sulm.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas vetëm 6’ minutash lojë. Molde fitoi një penallti të cilën e ekzekutoi 18-vjeçari Haland, që nga pika e bardhë nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetën e Selmanit. Në avantazh norvegjezët luajnë pa presion dhe e rrezikojnë Laçin në çdo zbrijte në sulm. Cibicki i afrohet golit të dytë, por e ndali vetëm traversa pas ekzekutimit të një goditjeje këndi (13’). Uzuni jep sinjalin e parë të rrezikshëm, por Linde pret pa vështirësi. Kurbinasit vuajnë shumë kur kundërshtari ka topin në zotërim dhe sulmon nga krahët.

Kur u mbushën 24’ minuta vendasit shënuan edhe golin e dytë me anë Hestad, i cili ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi të shkaktuar nga Lushkja duke shënuar golin e qetësisë. 10’ minuta më vonë Lushkja provon të shënojë për kurbinasit, por gjuajtja e mesfushorit nuk shënjestrën e duhur. Vendasit i afrohen edhe golit të tretë me anë të Haugen, i cili provon me një gjuajtje të fortë, por pret Selmani (37’). Ky fraksion u mbyll me rezultatin 2-0. /EDS/

Molde: Linde; Haugen, Gabrielsen, Forren, Remmer; Aursnes, Sarr, Hussain; Hestad, Haland, Cibicki. Trajner: Ole Gunnar Solskjær.

Laçi: Selmani; Shtubina, Gjoni, Radas, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Eller, Jonuzi; Uzuni; Kendesh. Trajner: Besnik Prenga.

Të gatshëm: Vata, Fangaj, Hadroj, Bushi, Smaçi, Zogaj, Ujka

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan