Moment i zi, Zidane: Faji mbi të gjitha i imi

Moment delikat për Zidane dhe për Real Madrid, sot është 16 pikë më pak se Barcelona në La Liga. Për këtë, sipas shtypit spanjoll, trajneri rrezikon që të shkarkohet, fati i tij varet nga Champions League. Francezi ndër të tjera analizon situatën: “Jemi të gjithë në të njëjtën barkë, faji nuk është i një apo dy personave, por i të gjithëve, kryesisht i imi”. Për merkaton e janarit: “Sulmues? Nuk kam nevojë për askënd, nuk më shërbejnë lojtarët e rinj”.

Zinedine Zidane ka folur në vigjilje të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Numancia dhe pa e shmangur ka folur për krizën e skuadrës së tij. Trajneri ka arritur para gazetarëve me një orë vonesë me shpjegimin se ka qenë në mbledhje me skuadrën: “Nuk kam ndërmend të zbuloj atë që thash në mbledhje, jemi në një moment të vështirë dhe ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje. Kur gjërat nuik shkojnë siç dëshirojmë, duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë dhe me më tepër qetësi”.

Natyrisht, Zizou nuk kërkon përforcime në merkato: “Nuk kam nevojë për lojtarë dhe kjo është e gjitha. Jemi këtu, e kemi nisur mirë dhe besoj te lojtarët e mi. Ka momente të komplikuara në harkun e një sezoni, por duhet parë se çfarë do të ndodhë në fund. Vetëm tani, për këtë çështje, do të ketë ndryshime”. Zidane ka përgënjeshtruar zërat për një prishje të marrëdhënieve me drejtuesit: “Nuk kemi zënkë me presidentin, më vjen keq që qarkullojnë të pavërteta. Unë këtu jam kalimtar dhen uk kam probleme me klubin, me tifozët apo presidentit që më ka vlerësuar”.

Zidane ka bërë mbrojtësin, në situatë të mirë, grupi kërkon ta kuptojë: “Nuk jam ai që duhet të fajësojë një apo dy persona, nuk duhet të shprehem: Është faji yt. Faji është i të gjithëve, unë i pari. Patëm dy vite spektakolarë dhe e rëndësishme është që njerëzit nuk e harrojnë. Dhe unë nuk kam dëshirën që të hedh poshtë gjithçka. Ajo që duhet të bëjmë është të kërkojmë të punojmë”.

E përditshmja spanjolle “Sport” ka folur për një pankinë të tronditur të Zidane, ku e ardhmja e tij është e lidhur me atë të Champions: në rast eliminimi kundër PSG, sipas mediave, francezi do të lirohet nga detyra. “Jam përgatitur edhe për këtë, edhe për situatën e komplikuar. E dija që do të vinte momenti i vështirë, por u përgatita për këtë. Bën pjesë në punën time, gjërat nuk mund të shkojnë përherë mirë, duhet të vazhdojmë punën. Unë e bëj punën time me 300% të forcave, kurrë nuk hedh njeri poshtë, marr përgjegjësitë e mia”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan