Moment i zi, Zidane: Faji mbi të gjitha i imi

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
9 Janar 2018 17:18
Fati i tij varet nga Champions League

Moment delikat për Zidane dhe për Real Madrid, sot është 16 pikë më pak se Barcelona në La Liga. Për këtë, sipas shtypit spanjoll, trajneri rrezikon që të shkarkohet, fati i tij varet nga Champions League. Francezi ndër të tjera analizon situatën: “Jemi të gjithë në të njëjtën barkë, faji nuk është i një apo dy personave, por i të gjithëve, kryesisht i imi”. Për merkaton e janarit: “Sulmues? Nuk kam nevojë për askënd, nuk më shërbejnë lojtarët e rinj”.

Zinedine Zidane ka folur në vigjilje të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Numancia dhe pa e shmangur ka folur për krizën e skuadrës së tij. Trajneri ka arritur para gazetarëve me një orë vonesë me shpjegimin se ka qenë në mbledhje me skuadrën: “Nuk kam ndërmend të zbuloj atë që thash në mbledhje, jemi në një moment të vështirë dhe ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje. Kur gjërat nuik shkojnë siç dëshirojmë, duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë dhe me më tepër qetësi”.

Natyrisht, Zizou nuk kërkon përforcime në merkato: “Nuk kam nevojë për lojtarë dhe kjo është e gjitha. Jemi këtu, e kemi nisur mirë dhe besoj te lojtarët e mi. Ka momente të komplikuara në harkun e një sezoni, por duhet parë se çfarë do të ndodhë në fund. Vetëm tani, për këtë çështje, do të ketë ndryshime”. Zidane ka përgënjeshtruar zërat për një prishje të marrëdhënieve me drejtuesit: “Nuk kemi zënkë me presidentin, më vjen keq që qarkullojnë të pavërteta. Unë këtu jam kalimtar dhen uk kam probleme me klubin, me tifozët apo presidentit që më ka vlerësuar”.

Zidane ka bërë mbrojtësin, në situatë të mirë, grupi kërkon ta kuptojë: “Nuk jam ai që duhet të fajësojë një apo dy persona, nuk duhet të shprehem: Është faji yt. Faji është i të gjithëve, unë i pari. Patëm dy vite spektakolarë dhe e rëndësishme është që njerëzit nuk e harrojnë. Dhe unë nuk kam dëshirën që të hedh poshtë gjithçka. Ajo që duhet të bëjmë është të kërkojmë të punojmë”.

E përditshmja spanjolle “Sport” ka folur për një pankinë të tronditur të Zidane, ku e ardhmja e tij është e lidhur me atë të Champions: në rast eliminimi kundër PSG, sipas mediave, francezi do të lirohet nga detyra. “Jam përgatitur edhe për këtë, edhe për situatën e komplikuar. E dija që do të vinte momenti i vështirë, por u përgatita për këtë. Bën pjesë në punën time, gjërat nuk mund të shkojnë përherë mirë, duhet të vazhdojmë punën. Unë e bëj punën time me 300% të forcave, kurrë nuk hedh njeri poshtë, marr përgjegjësitë e mia”. /EDS/

Zbulohen emrat e trajnerit dhe lojtarit më të paguar në botë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 12:46
Do të habiteni...

Lionel Messi, do të marrë 28 milionë paund më shumë se Cristiano Ronaldo këtë sezon, pas nënshkrimit të kontratës së re prej 500 mijë paund në javë. Ylli argjentinas firmosi marrëveshjen e re nëntorin e kaluar me gjigantët katalanas, duke e bërë kështu zyrtarisht lojtarin më të paguar në botë.

Sipas shifrave më të fundit të publikuara nga France Football, pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” është lojtari më i paguar në futbollin botëror. Ai fiton 110 milionë paund, duke përfshirë pagën bruto, shpërblimet dhe fitimet nga reklamat. Ndryshe nga rivali i tij CR7-ta, i cili do të fitojë 82 milionë paund gjatë këtij sezoni (2017-2018).

Messi ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me blaugranët deri në vitin 2021, e cila përfshin një klauzolë gjigante prej 626 milionë paund. Më tej thuhet se në të llogaritet edhe një bonos i madh nënshkrimesh prej 80 milionë paund.

Kjo marrëveshje ka bërë që Messi të renditet i pari, pas Ronaldos dhe ish-shokut të tij të skuadrës, Neymar, i cili është i treti në listën e lojtarëve më të paguar. Braziliani fiton 71 milionë paund, pas nënshkrimit të kontratës fitimprurëse me PSG-në verën e kaluar. 26-vjeçari merr 32 milionë më shumë se Gareth Bale, i cili llogarit 89 milionë paund nga kontrata e tij në Bernabeu së bashku me fitimet nga marketingu.

Në vendin e pestë është Gerard Pique. Emri i mbrojtësit të Barcelonës ishte i befasishëm në këtë listë, i cili merr 25 milionë paund. Çuditërisht asnjë lojtar i Premier League nuk ka plotësuar Top 5-shën, pavarësisht faktit që Premier League konsiderohet kampionati më i pasur në botë.

Nga ana tjetër, në listën e trajnerëve më të paguar, kryeson Jose Mourinho i Manchester United, me 23 milionë paund në këtë mandat. Pas tij vjen, trajneri i Kinës, Marcello Lippi, me 20 milionë paund, i treti argjentinasi i Atletico Madrid, Diego Simeone me 19 milionë paund dhe Zinedine Zidane i Real Madrid  (18 milionë paund) së bashku me Pep Guardiolen e Manchester City-t (17.5 milionë paund). /EDS/

Pesë lojtarët më të paguar në botë

Lionel Messi - 110 milionë paund

Cristiano Ronaldo - 82 milionë paund

Neymar - 71 milionë paund

Gareth Bale - 39 milionë paund

Gerard Pique - 25 milionë paund

 

Pesë trajnerët më të paguar në botë

Jose Mourinho - 23 milionë paund

Marcello Lippi - 20 milionë paund

Diego Simeone - 19 milionë paund

Zinedine Zidane - 18 milionë paund

Pep Guardiola - 17.5 milionë paund

VIDEO| Levante e kthen rezultatin falë sulmuesit shqiptar, çmendet stadiumi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 22:03
Dopietë brenda dy minutash

I kanë mjaftuar vetëm dy minuta Enis Bardhit që të shënojë dy gola në ndeshjen Athletic Bilbao – Levante, e vlefshme për javën e 34-t të La Liga-s në Spanjës. Skuadra vendase po mbizotëronte rezultatin me golin e Garcia-s, të realizuar në minutën e 8, por Enis Bardhi shënoi dy herë në minutat 43 dhe 45 për të kthyer shifrat në 1-2 për Levante-n. 

Dy goditje dënimi, njëri gol më i bukur se tjetri që e bëjnë Bardhin të renditet pas Messi-t dhe Ronaldo-s në Spanjë për ekzekutimet perfekte nga goditja e lirë.

Në po të njëjtin ekip me sulmuesin që zgjodhi të luajë për përfaqësuesen e Maqedonisë luan edhe Armando Sadiku, por elbasanasi nuk është preferuar në formacion nga tekniku Lopez për sfidën e sotme.

Enis Bardhi u transferua këtë verë nga kampionati hungarez te ai spanjoll. Është aktivizuar në 23 ndeshje dhe ka realizuar 6 herë në La Liga me fanellën e Levante-s në sezonin e tij të parë me këto ngjyra. Bardhi është vetëm 22 vjeç dhe e ardhmja e tij me sa shihet është e mbarë. /EDS/

Njihuni me rekordin fantastik të Zidane kundër Bayern Munchen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 21:18

Shumica e trajnerëve në Evropë do të tmerroheshin nga fakti se do luanin përballë Bayern Munich, por për Zinedine Zidane është ndryshe, sepse në ndeshjen e Champions League që do të luhet këtë javë, trajneri francez është më i qetë, pasi ai ka një rekord të shkëlqyer kundër Bayernit që prej kohës kur ishte lojtar apo edhe si trajner. Francezi është përballur kundër tyre në nëntë raste dhe ka humbur vetëm dy ndeshje, ndërsa gjithmonë i ka eliminuar spanjollët. Në dy raste i ka eliminuar si lojtar, por ai gjithashtu ka dhënë më të mirën dhe në periudhën kur ishte ndihmësi i Carlo Ancelotti-t dhe në çerekfinalen e sezonit të kaluar.

Hera e parë që është përballur me ekipin gjerman, ka qenë në Kupën UEFA 1995/96, kur ishte lojtar i Bordeaux. Nuk luajti në ndeshjen e parë, duke u aktivizuar në të dytën ku humbi me rezultatin 3-1.

Edhe pse humbën në ndeshjen e parë çerekfinale në Gjermani me rezultatin 2-1 në sezonin 2001/02, “Los Blancos” fituan ndeshjen e dytë dhe avancuan më tej.

Dy vjet më vonë, dy gjigantët evropianë u përballën përsëri me njëri-tjetrin, këtë herë në 1/16 ku këtë herë ishte Zidane ai që shënoi golin vendimtar, me një goditje të shkëlqyer në pjesën e dytë, duke u siguruar spanjollëve kualifikimin, sepse rezultati përfundimtar ishte 2-1.
Më vonë erdhën ndeshjet me Zidane në stol si trajner. Bayern që në atë kohë drejtohej nga Pep Guardiola u shkatërruan më rezultatin 5-0 e përgjithshëm në sezonin 2013/14, dhe atëherë Zidane ishte asistent i Ancelotti-t. Ndeshja e fundit kur janë përballur kanë qenë vjet, kur ekipi i drejtuar nga Ancelotti humbi me rezultatin e përgjithshëm 6-3 pas kohës shtesë. /EDS/

Prapaskena në 'Camp Nou', Valverde ndihet i tradhtuar

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Prill 2018 19:43
Rrezikon 54-vjeçari

Të dy Pep Guardiola dhe Luis Enrique kanë ndjerë tension kur kanë drejtuar Barcelonën. Nuk është punë e lehtë me të gjithë presionin dhe duket sikur dallimet e mëdha midis presidentit Josep Maria Bartomeu dhe Ernesto Valverde po dalin. Eliminimi nga Champions prej Romës nuk u prit mirë nga drejtuesit katalanas dhe pasojat e vërteta të asaj mbrëmjeje ende nuk janë plotësisht të qarta. Me këtë thënie, triumfi i së shtunës në Copa del Rey ishte një moment pozitiv për katalanasit. Ai lehtësoi disa nga tensionet midis bordit dhe trajnerit dhe dukej një dërgim i përshtatshëm për Andres Iniesta. Duket sikur të dyja palët janë fajtore në zhgënjimin evropian të Barcelonës këtë sezon. Taktikat e Valverde mund të vihen në pikëpyetje, sidomos kur katalanasit u mposhtën 3-0 në ndeshjen e dytë në Romë.

Megjithatë, është e qartë se ish-trajneri i Bilbao nuk pati afrime cilësore në merkato me të cilat do të sfidonte në Champions. Philippe Coutinho erdhi në janar dhe nuk mund të luante. Bartomeu u pyet mbi të ardhmen e trajnerit spanjoll para përfundimit të Copa del Rey, por presidenti refuzoi të konfirmojë, nëse Valverde do të largohej apo jo, nëse nuk do të arrinte ta mposhtte Sevilla në Madrid. Ky koment ndihej si një goditje e drejtpërdrejtë tek 54-vjeçari, i cili duket se nuk ka mbështetjen që priste. Gjithsesi trajneri tani ka filluar të kuptojë pse Guardiola dhe Luis Enrique u përpoqën të merreshin me kaosin prapa skenave që vazhdon në “Camp Nou”. Ndonëse presioni është rritur dhe ka pasur spekulime, trajneri nuk do të largohet në fund të sezoni.

Një fitore bindëse ndaj klubit andaluzian ishte shumë e nevojshme. Valverde do të shohë vitin e tij të fundit të kontratës dhe nuk ka gjasa që bordi i Barcelonës të largojë me forcë një trajner me sukses të dyfishtë. Megjithatë, ata janë një klub shumë i veçantë ku ndërsa gjërat duket të jenë të qëndrueshme në këtë moment, kjo mund të ndryshojë shumë para verës. Tifozët tashmë e kanë treguar pakënaqësinë e tyre të madhe për faktin që jo vetëm një lojtar i dalë nga “La Masia” nuk u aktivizua kundër Celta Vigo, por ka patur pakënaqësi nga mënyra se si janë menaxhuar yjet e akademisë këto dy vitet e fundit. Real Madrid gjithashtu mund të fitojë trofeun e tretë në Champions radhazi dhe një triumf i tillë mund t’i detyrojë katalanasit të bëjnë një ndryshim të madh. /EDS/