Momentet interesante të derbit: Firmino e turpëroi jo një, por dy herë Wan-Bissakan e Unitedit

19 Janar 2020

Roberto Firmino ishte i pafat në ndeshjen ndaj Manchester United, por që spektakli nga ai nuk mungoi.

Liverpooli fitoi 2-0 ndaj Djajve të Kuq në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier, e që në Anfield Road ishte një atmosferë e zjarrtë.

Sulmuesi brazilian fillimisht arriti të shënonte gol ndaj Unitedit, por ajo u anulua shkaku i ndërhyrjes së mëparshme të Virgil van Dijkut ndaj David de Gea.

Por, ky ishte vetëm fillimi, pasi Firmino arriti ta gjunjëzonte më pas Aaron Wan-Bissakan.

Anglezi mendonte se sulmuesi do të gjuante në goditjen e parë, duke u zgjatur, por më pas ai e tërhoqi topin, e të njëjtën gjë e bëri edhe në rastin e dytë, duke bërë që mbrojtësi të shkonte zvarrë.

Natyrisht se këto lëvizje bënë bujë në rrjetet sociale, pasi njëri ndër lojtarët më të shtrenjtë në histori të Unitedit u duk si amator. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan