Momentet më të mira të Diego Simeones me Atletico Madridin në 300 ndeshje në La Liga si trajner

04 Nëntor 2019

Ndeshja e 300 e Diego Simeones u mbyll me një barazim kundër Sevillas në La Liga.

Marca i ka nxjerr gjërat më të mira që i ka bërë Simeone prej se është në krye të Atleticos.

1. Ndeshja e tij e parë si trajner i Atleticos

E nisi me 27 dhjetor 2011, duke e zëvendësuar Gregorio Manzanon. Ai e nisi me barazim 0-0 kundër Malagas në La Rosaleda, pastaj në fund e dërgoi ekipin në Ligën e Kampionëve atë sezon.

2. Dhënia e mundësive emrave si Koke dhe Saul

Simeone ka qenë i vendosur që t’ju japë shanse talenteve të rritur në shtëpi si Koke dhe Saul Niguez.

3. Thyerja e mallkimit me Real Madridin

Goli i Diego Costas në Santiago Bernabeu në shtator 2013 e solli fitoren e parë në ligës ndaj rivalëve të qytetit pas 14 vjetësh. Pastaj erdhi edhe një fitore në Copa del Rey ndaj Los Blancos në Bernabeu në maj të po atij viti.

4. Kampionë të La Ligas për herë të parë në 18 vjet

Një barazim në Camp Nou e shpalli Atleticon kampion që kishte 90 pikë dhe e fitoi pikën që iu duhej kundër Barcelonës për të fituar titullin e kampionit pas 18 vjetëve.

5. Fitoret e thella

Dy herë Atletico ka shënuar nga shtata gola nën drejtimin e Simeones; një herë kundër Getafe në sezonin 2013/14 me golat e Raul Garcia, David Villa, Diego Costa, Adrian Lopez dhe Alberto Lopo, ndërsa ata e përsëritën në sezonin 2016/17 kundër Granadas pasi Yannick Ferreira Carrasco shënoi një hat-trik, Nico Gaitan shënoi dy herë dhe Angel Correa e Tiago Mendes shënuan nga një.

6. Ecuria më e mirë

Nga java e 27-të e deri më atë të 35-të, në sezonin kur e fituan ligën, Atletico mori nëntë fitore radhazi kundër Celta Vigo, Espanyol, Real Betis, Granada, Atletic Bilbao, Villarreal, Getafe, Elche dhe Valencia .

7. Griezmann, lojtari që ai e ‘formoi’

Francezi mbërriti në kryeqytetin spanjoll nga Real Sociedad me një mesatare prej 0.26 gola për ndeshje, por pasi punoi me Simeonen ai e dyfishoi këtë shifër.

Kur u nis për në Barcelonë, Griezmann kishte 257 ndeshje, 133 gola dhe 50 asistime për Atleticon, një rekord prej 0,52 gola për ndeshje.

8. Klubet që nuk e kan mposhtur

Gjashtë klube aktuale të La Liga nuk e kanë mposhtur Simeonen: Alaves (katër fitore, tre barazime), Leganes (katër fitore, tre barazime), Getafe (13 fitore, një barazim), Granada (10 fitore, një barazim), Real Valladolid (gjashtë fitore, një barazim) dhe Eibar (nëntë fitore, dy barazime).

Shtatë ekipe të tjera që kanë qenë pjesë po ashtu nuk kanë arritur ta mposhtin atë në kampionat: Cordoba (dy fitore), Elche (katër fitore), Girona (një fitore, tre barazime), Deportivo La Coruna (shtatë fitore, tre barazime), Racing Santander (një barazim ), Huesca (dy fitore) dhe Las Palmas (gjashtë fitore).

9. Filozofia e Simeones

“Cholismo” është fjalë e vitit në 2013, që i përshtatshëm trajnerit për qëndrimin e shkëlqyer dhe qasjen që ai ka zhvilluar, i cili njihet në të gjithë botën falë punës së tij.

Ekipi i bashkuar që luftojnë, të gjithë për një dhe një për të gjithë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com