Momentet më të ”pista” në historinë e Kupës së Botës (FOTO)

Ndonjëherë edhe loja më e bukur mund të bëhet e shëmtuar…

Për shumë vetë Kupa e Botës është evenimenti më i shumëpritur dhe më i dashur. Yje të superpaguar që do të kërkojnë të shpallen kampionë bote, tifozë të zhurmshëm që janë mledhur në një vend nga çdo cep i globit. Spektakël në fushë dhe jashtë saj dhe sigurisht gola, pasime, por edhe sherre, ndërhyrje brutale dhe kartona të kuq…

Më poshtë kemi renditur disa nga momentet më të pista në historinë e Kupës së Botës…

Beteja e Santiagos, 1962

Faulli i parë në ndeshjen Itali – Kili u krye pas 12 sekondash lojë. Përgjatë 90 minutave u shkëmbyen grushte, u bënë ndërhyrje të ashpra, kundërshtarët u dëmtuan qëllimisht, u dhanë dy kartona të kuq dhe në fushë u desh ndërhyrja e policisë… Për kronikë, Kili fitoi 2-0.

Tragjedia e Seviljes, 1982

Patric Battiston i Francës po drejtohej i vetëm në portën kundërshtare kur portiere gjerman Toni Schumacher i bën një ndërhyrje brutale dhe e lë pa ndjenja në tokë. Ai u largua me barrelë nga fusha pasi kishte krisur vertebrën. E vështirë për t’u besuar por arbitri nuk arkordoi as faull. Në fund Gjermania e fitoi ndeshjen me penallti.

Një pështymë në fytyrë, 1990

Një ndeshje ku gjërat shkuan pak jashtë normave të etikës kur Gjermania dhe Holanda u përballën në 1/8-at. Frank Rijkaard pështyu Rudi Völler pasi të dy u përjashtuan për një zënkë në fushë. Gjermania fitoi 2-1 dhe kaloi në çerekfinale.

Brryli i Leonardos, 1994

Ai mund të jetë një prej brazilianëve më të talentuar dhe elegantë, por nuk mund të mos përmendet sjellja e tij prej “cubi” në ndeshjen e grupeve kundër SHBA-së. Leonardo goditi mer bryl në kokë Tab Ramos, duke i thyer kafkën, ndërsa vetë mori një karton të kuq dhe katër ndeshje pezullim.

Gabimi fatal, 1994

Askush nga 93 000 të pranishmit në stadiumin “Rose Boël” apo milionë të tjerë anembanë botës që po shihnin atë 22 qershor 1994 ndeshjen mes Kolumbisë dhe SHBA-së, nuk mund ta imagjinonin sa fatale do të ishte ajo për mbrojtësin Andrés Escobar. Autogoli i shënuar prej tij id ha fitoren 2-1 amerikanëve. Disa ditë më vonë, pasi u rikthye në vendlindje, 27-vjeçari u qëllua për vdekje.

“Vula” e Rooneyt, 2006

Sulmuesi anglez tregoi anën e tij më të errët në sfidën kundër Portugalisë, duke shkelur me këmbë Ricardo Carvalhon e Portugalisë. 20-vjeçari mori menjëherë një karton të kuq, vetëm 11 minuta pasi shoku i tij i skuadrës, David Beckham, kishte dalë nga loja i dëmtuar. Portugalia më pas e fitoi ndeshjen me penallti.

Beteja e Nyrembergut, 2006

Është e vështirë të veçosh momentin më brutal të ndshjes gjatë fitores së Portugalisë 1-0 ndaj Holandës në vitin 2006, por kjo vetëm sepse kishte shumë. Ndërhyrje të ashpra, goditje me kokë, mundje, dëmtime, ajo ndeshje i pati të gjitha. 4 lojtarë morën kartona të kuq ndërsa 16 të tjerë morën të verdhë, shifra më e lartë ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës.

Koka e Zidane, 2006

Në vitin 1998, me kokën e tij, Zidane u shndërrua në heroin e Francës, me dy gola në finalen kundër Brazilit. Por 8 vjet më vonë, koka e tij goditi Marco Materazzin, pasi, siç u zbulua më vonë, italiani e kishte ofenduar. Ishte ndeshja e fundit e Zidane, një kampion që u largua kokëulur nga dera e madhe e futbollit.

Karate, rripi “portokalli, 2010

Normalisht një lojtar duhet të ndëshkohet me karton të kuq direkt, pasi bën një ndërhyrje të stilit kung fu ndaj kundërshtarit në gjoks. Por gjyqtari Hoëard Ëebb i finales së Kupës së Botës 2010 mes Spanjës dhe Holandës, nuk ishte i këtij mendimi. De Jong mori vetëm të verdhë ndërsa Xavi Alonso një shenjë takash në trup.

Kafshimi, 2014

Një vit para Botërorit 2014, Luis Suarez u pezullua nga futbolli për katër muaj pasi kafshoi në dorë mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanov gjatë një ndeshje kampioanti. Të gjithë menduan se kishte zënë mend, por uruguajani përsëriti veprimin e tij në ndeshjen e grupit kundër Italisë, duke bërë një “lëvizje alla-Mike Tyson” ndaj mbrojtësit Giorgio Chiellini. Pas këtij veprimi, u pezullua për 9 ndeshje me kombëtaren e tij./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan