Momenti kur Ronaldo shtyn një tifoz që ishte futur në fushë për tu fotografuar me të

27 Shkurt 2020

Juventus ka vuajtur në ndeshjen me Lyonin, ku në fund pësoi humbje me rezultat 1-0

Goli i Lucas Tousart në pjesën e parë e vendosi këtë ndeshje. Juventus dështoi të shënojë edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste.

Në anën tjetër Cristiano Ronaldo dështoi të gjuajë të paktën një herë në portë. Loja e keqe dhe rezultati, bën që ai të bëhej nervoz me një tifoz që u fut në fushë.

Sa ishin duke u zhvilluar minutat e fundit, tifozi iu afrua Ronaldos.

Në të shumtat raste, ylli portugez është treguar i kujdesshëm në situata të tilla, por këtë radhe ai e shtyu tifozin me një reagim plot nervozizëm.

A young kid invaded the pitch yesterday during Lyon’s match against Juventus to get Cristiano Ronaldo’s signature but it totally backfired. CR7 was pissed off. 😡😭 pic.twitter.com/p8jgwhgU2c

— Oteng aning (@Zorf) February 27, 2020

Shumë fansa të futbollit nuk e kanë pritur mirë këtë reagim të lojtarit të Juventusit.

Shumë prej tyre e kanë lidhur reagimin e Ronaldon me minutat e lojës dhe rezultatin, që nuk ishin në favor të Juves. /Telegrafi/

www.telegrafi.com