Momenti magjik i Paquetas që po i bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë – një yll në Serie A dhe tandem për Piatekun

22 Janar 2019
Momenti magjik i Paquetas që po i bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë – një yll në Serie A dhe tandem për Piatekun

Lucas Paqueta ka ardhur para disa ditësh te Milani, por pak iu ka mjaftuar tifozëve të klubit që blerja 35 milion euro  ardhur nga Flamengo të futet në zemrat e tyre.

Braziliani ka zhvilluar pak ndeshje, por të fundit ndaj Genoas kishte një moment magjie, që vetëm nga brazilianë e shohim, kur dërgoi topin mbi kokën e mesfushorit të Genoas, Daniel Bessa, me një driblim të jashtëzakonshëm.

Fasanve iu pëlqeu ky veprim dhe e kanë duartrokitur, ndërsa në Itali po flasin për një mesfushor të kompletuar duke e krahasuar me Paul Pogban.

#Paquetà in versione showtime pic.twitter.com/7G7qdNemqV

— 𝙏𝙖𝙘𝙠𝙡𝙚 𝘿𝙪𝙧𝙤 𝙢𝙖𝙜𝙖𝙯𝙞𝙣𝙚 (@tackleduro) January 21, 2019

Momentet e tij të bukura kanë bërë që ai të marr shumë komente pozitive nga analistët, por edhe nga tifozët, shkruan Daily Mail.

Një tifoz e quan atë një “top lojtar”, ndërsa një tjetër beson se ai do të bëhet një lojtar ‘ëndrrash’ në Itali.

Paqueta . (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

“Nuk dua ta mbivlerësojë, por Lucas Paqueta duket si mesfushori më i kompletuar dhe perspektiv  që nga Paul Pogba”.

Dont want to overreact, but Lucas Paqueta looks like the most complete midifeld prospect since Paul Pogba.

— Complaxes (@Complaxes) January 21, 2019

Ai ka vetëm dy paraqitje me Brazilin.

Ai e bëri debutimin në gusht, dhe para kësaj ishte një nga 12 alternativat për skuadrën e Brazilit për në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Te Flamengo, Paqueta ka shënuar 18 gola në 95 ndeshje.

Lucas Paqueta (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Miani është në pritje të një tjetër transferimi, atij të Krzysztof Piątek, sulmuesit 23 vjeçar të Genoas.

Leonardo dhe Paolo Maldini kërkojnë ta krijojnë  një dyshe me perspektivë dhe të talentuar për sulmin kuqezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com