Monaco i do shërbimet e Joao Marios nga Interi

09 Korrik 2019

Interi duket se është shumë afër që të shpëtojë nga Joao Mario, pasi ka zgjuar interesimin e Monacos.

Nerazzurët janë të gatshëm që ta shesin mesfushorin portugez, mirëpo kanë kërkuar nga francezët që të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Sipas FCInter1908, klubi nga Ligue 1 po negocion me skuadrën italiane për mundësinë e uljes së çmimin në 20 milionë euro.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Joao Mario

Mario arriti në Giuseppe Meazza në verën e vitit 2016, derisa ka bërë 69 paraqitje në Serie A, e që ishte i huazuar te West Hami në sezonin e kaluar, për t’i bërë kështu 14 paraqitje.

Monaco thuhet se është shumë i interesuar në shërbimet e portugezit, e që me gjasë transferimi mund të mbyllet në shumë e 20 milionë eurove. /Telegrafi/

www.telegrafi.com