Monaco i ofron pagë vjetore prej 12 milionë eurove Xherdan Shaqirit

07 Gusht 2019

Liverpooli do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri gjatë ditës së premte kundër Norwich Cityt.

The Reds po mundohen gjatë orëve të mbetura të blejnë edhe ndonjë lojtar, por edhe të sheshin ndonjërin prej tyre.

“Blick.ch” raporton se futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri mund të ndryshojë ambient pak orë para fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier.

View this post on Instagram

💪🏼 #XS23 #YNWA #LFC

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on Aug 4, 2019 at 3:07pm PDT

Sipas mediumit zviceran, sulmuesi anësor i kampionit evropian mund të transferohet te skuadra franceze e Monacos.

Kjo e fundit thuhet se ka ofruar 12 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili kohët e fundit u rikthye pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta për disa muaj.

Lexo po ashtu: Shaqiri flet pas rikthimit nga lëndimi, tregon edhe objektivat e tij dhe të Liverpoolit

Theksojmë se futbollisti kaloi në radhët e të kuqve për 15 milionë euro nga Stoke City gjersa mendohet se anglezët janë të gatshëm ta lirojnë për 35 milionë euro.

Ndryshe, Shaqiri deri më tani ka pasur 26 paraqitje për Liverpoolin dhe ka shënuar katër gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com