Monchi e pranon se nuk do të jetë e lehtë për Romën ta mbajnë Zaniolon

19 Shkurt 2019

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e pranon se nuk është e lehtë ta mbrojnë Nicolo Zaniolon nga interesimi i klubeve të mëdha.

19-vjeçari që kur u transferua nga Interi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij, duke e cilësuar atë si e ardhmja e madhe e Italisë.

“Nuk është e lehtë ta mbrojmë atë, por është normale”, ka thënë Monchi para vizitës në Bologna.

Federico Chiesa dhe Nicolo Zaniolo gjatë ndeshjes Roma-Fiorentina (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Ndonjëherë gjërat që ndodhin nuk mund të menaxhohen, por të gjithë duhet t’i qëndrojnë afër lojtarit që ai mund të rritet në mënyrë normale. Nuk është kurrë e lehtë dhe aq më pak për një 19 vjeçar”.

Pastaj drejtori sportiv diskutoi për të ardhmen e Edin Dzekos në Olimpico, i cili është futur në 18 muajt final të kontratës.

Lexo po ashtu: Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici: Nuk kemi pasur kontakte me Icardin, Zaniolon jemi duke e monitoruar

“Jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur me atë. Tani të mendojmë për të ardhmen. Ai tha që dëshiron të qëndrojë dhe është e rëndësishme për ne të dimë atë”.

“Ajo që ka rendësi për Edinin, bashkëlojtarët dhe klubin tani është e ardhmja”, ka shtuar për fund Mocnhi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan