Montella ka një zgjidhje: Ta vrasim!

Manchester United përballet sot me Sevilla-n dhe skuadra spanjolle  edhe pse pritëse e di që do ta ketë të vështirë ndaj ekipit të drejtuar nga Jose Mourinho. Homologu i tij, Vincenzo Montella, ka folur para këtij takimi dhe një nga pyetjet më interesante, që ka marrë edhe një përgjigje të tillë, kishte të bënte me ndalimin me Alexis Sanchez. Kreu i pankinës së Sevilla-s e ka të qartë se ky do të jetë një mision i vështirë dhe nuk kursen as batutat.

“Ndoshta mund ta vrasim, ta rrëzojmë poshtë ose diçka tjetër të tillë. Më kujtohet shumë mirë që në periudhën që ai luante në Itali. Ai e ka përmirësuar shumë stilin e tij të lojës gjatë karrierës dhe mund të jetë realisht një lojtar shumë i mirë në tranzicion. Ata janë shumë të shpejtë në sulm”, thotë fillimisht tekniku italian, që më tej flet edhe për përballjen me Mourinho-n.

“Mourinho është një pionier kur bëhet fjalë për taktikat në futboll dhe kam lexuar shumë libra mbi të. Jam shumë i emocionuar nga kjo ndeshje. Duhet të jemi gati mendërisht dhe fizikisht. Do të jetë një ditë e madhe, një ndeshje e madhe”, tha mes të tjerash Montella.

Sevilla-Manchester United luhet sonte prej orës 20:45 dhe pritet tw jetw njw sfidw mjaft interesante dhe e luftuar. Nëse doni të shikoni parashikimin e EDS, klikoni KËTU. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan