REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Mesfushori i Torino dhe emri i parë në listë për mesfushën

Montella shpreh dy dëshira për merkaton

12 Janar 2018 19:09

Vincenzo Montella dëshiron që të marrë Daniele Baselli dhe Michy Batshuayi te Sevilia, raporton e përditshmja spanjolle Marca. Janë objektivat e merkatos për pjesën e dytë të sezonit të kësaj skuadre.

Mesfushori i Torino dhe emri i parë në listë për mesfushën: ka kontratë deri në fund të vitit 2022, por Torino mund të vlerësojë çdo propozim. Kontrata mes klubit, sipas kronikës spanjolle, tashmë ndodhet në zyrë.

Për sulmin bëhet fjalë për Batshuayi i Chelsea, që këtë vit ka qenë nën urdhrat e Conte. Oscar Arias, drejtori sportiv i Sevilias, ka pasur kontakte me drejtuesit e kampionëve të Anglisë që nuk duan të trajtojnë si kredi të lirë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
A mund të futet Real Madrid në garë për yllin francez?

Griezmann dhe dilema e tij për të ardhmen...

20 Janar 2018 22:25

Antoine Griezmann nuk është duke përjetuar fushatën e tij më të mirë me Atletico Madrid dhe kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Duket sikur spekulimet e verës në lidhje me një lëvizje tek Manchester United ndikuan negativisht dhe performancat e tij më pas humbën shkëlqimin. Së fundi doli në skenë edhe Barcelona, megjithatë francezi ka ndërprerë bisedimet me katalanasit. Griezmann është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato në këtë moment, megjithëse ka parë dy nga klubet e tij të preferuar të zgjedhin të nënshkruajnë me lojtarë të ngjashëm me të në këtë merkato - me katalanasit që firmosën me Coutinho-n dhe United me Alexis Sanchez.

Realiteti është se klauzola e tij e blerjes kthehet në 100 milionë euro pas 30 qershorit dhe e bën atë një objektiv më tërheqës për merkaton e ardhshme. Vlen të përmendet se Griezmann gjithmonë është vlerësuar nga drejtuesit e Real Madridit dhe nënshkrimi me Theo Hernandez në verën e vitit 2017 mund të ketë hedhur themelet për një veprim tjetër spektakolar, duke thyer “akullin” mes dy rivalëve.

Tani emri i francezit është kthyer në rendin e ditës për Florentino Perez shkruan “Marca”. Disa kohë më parë zyrtarë të “Los Blancos” u takuan me përfaqësuesit e Griezmann gjatë një prej ndeshjeve derbi të Madridit, dëshmitarët sugjeruan se u diskutua për një transferim të mundshëm në verë. Kur të hapet merkato e verës, 26-vjeçari do të jetë tema më e nxhetë, pasi me siguri ai do të largohet. Francezi do të përpiqet ta mbyllë aventurën në Atletico me një trofe. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Braziliani zbulon të ardhmen

Coutinho i tregon një sekret të madh Messi-t për Salah-un

20 Janar 2018 21:53

Mohamed Salah do të jetë një “galaktik” në verën e ardhshme.

Ish shoku i tij i ekipit, Philipe Coutinho e ka të sigurt dhe këtë sekret ia ka treguar edhe miqve të tij të rinj te Barcelona, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

“Don Balon” ka shkruar sot se lojtari më i ri blaugrana ka treguar të ardhmen e egjiptianit në “Santiago Bernabeu” në merkaton e verës.

Hipotezën se sulmuesi i kombëtares së Egjiptit do të jetë një lojtar madrilen e përforcon dhe deklarata e gazetarit spanjoll Edu Aguirre që informoi se menaxheri i Salah Ramy Abbas-Issa ka hyrë në bisedime me drejtuesit e klubit “mbretëror” për të sjellë në Spanjë sulmuesin e adhuruar nga tifozët e “të kuqve”.

 “Real Madrid janë vizituar nga përfaqësuesi i lojtarit të Liverpool-it Mohamed Salah.

Unë nuk po them që ata (Real Madrid) do të nënshkruajnë me të ( Salahun). Vetëm po them që agjenti i tij ka qenë në ‘Santiago Bernabeu’ “, raporton për “Don Balon” Aguirre.

Mediet evropiane kanë shkruar për një kohë të gjatë që Mohamed Salah është një nga prioritetet kryesore e Real Madridit për t’u veshur me fanellën e bardhë.

Ngjitja në karrierë që nga koha e aktivizimit në Itali me Fiorentina-n dhe Romën dhe shpërthimi me gola me anglezët ka tërhequr vëmendjen e klubit madrilen.

Reali ka në plan të bëjë revolucion në skuadër, pasi cikli i shumë lojtarëve në Madrid po arrin fundin.

Vetë trajneri Zidane ka shfaqur admirim për “Lojtarin më të mirë Afrikan të vitit 2017”.

Që nga koha kur debutoi me fanellën e “The Reds” Salah ka shënuar 24 gola në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë Liverpool.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Një tjetër goditje për bardhekuqtë

Girona surprizon Atletico-në në shtëpi

20 Janar 2018 20:20

Atletico Madid hodhi një hap fals në takimin e sotëm kundër Girona-s në “Wanda Metropolitano”. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone barazoi në shtëpi, duke humbur dy pikë me vlerë, të cilat i largojnë më shumë nga kryesuesit.Bardhekuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Antoinne Griezmann në të 34’ pas pasimit të Diego Costa-s,.

Por në 45’ e dyta, miqtë reaguan saktë dhe pas 28 minutash lojë, Portu barazoi.

Barcelona luan ditën e nesërme kundër Betis dhe nëse fiton, atëherë shkëputet 11 pikë ndaj Atletico-s.

Ndërkohë Sevilla e Vincenzo Montella-s ka nisur që të marrë formë. Pas suksesit ndaj Atletico Madridit në kupë, ekipi fitoi ndaj Espanyol-it në transfertë 0-3.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Francezi je mendimin e tij për mundësinë e kalimit të brazilianit

Zidane i bën të qarta punët për Neymar

20 Janar 2018 16:25

“Unë nuk flas për futbollistë të cilët nuk janë pjesë e skuadrës time. Por Neymar i pëlqen të gjithë botës së futbollit sepse është një futbollist i madh”. Kështu tha trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane në konferencë për shtyp përpara takimit të La Liga-s kundër Deportivo-s.

Tekniku francezi e bëri të qartë se nuk do të ketë blerje të reja gjatë kësaj merkatoje dimërore.

Mediet në Spanjë shkruajnë se ylli i ekipit Cristiano Ronaldo nuk po ndihet më i lumtur te “galaktikët” dhe se kërkon që të rikthehet te Manchester United, skuadër ku ai kaloi momente të mrekullueshme dhe ku realisht u ndie i lumtur.

Dhe presidenti Florentino Perez këtë herë nuk po bën rezistencë për ta ndaluar portugezin të ikë. Në listën e objektivave të tij është pikërisht braziliani Neymar, i cili po ashtu nuk po rehatohet te PSG-ja dhe ka përplasje mes shokët e ekipit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment