Morata dëshiron të largohet këtë muaj nga Chelsea  

10 Janar 2019

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata dëshiron të largohet nga Chelsea këtë muaj dhe për këtë do ta bëjë së shpejti një kërkesë te drejtuesit e klubit.

Morata nuk po gjen qetësi dhe së shpejti pritet të largohet nga klubi londinez.

Mediumi spanjoll Cadena Cope raporton se një anëtar i kampit të sulmuesit  ka zbuluar për mediat se Morata ka vendosur të lërë Stamford Bridge në janar.

Lexo po ashtu: Dormtund e Bayern kërkojnë Moratan

Skuadrat e interesuara për spanjollin nuk mungojnë dhe vijnë nga të gjitha kampionatet e mëdha evropiane.

Paris Saint-Germain, Bayern Munichu dhe Atletico Madridi janë duke u lidhur me Moratën.

Sidoqoftë, Sevilla konsiderohet si favorit për të transferuar qendërsulmuesin – me një marrëveshje huazimi që po diskutohet tashmë.

Lexo po ashtu: Atletico Madridi futet në garë për huazimin e Moratas

Trajneri i Sevillas dhe drejtori sportiv Joaquin Caparros kanë konfirmuar interesin e tyre dhe diskutimet e tyre me Moratan.

Ndryshe, Morata në këtë sezon deri më tani ka zhvilluar 24 ndeshje duke shënuar nëntë gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com