Moratti nuk tërhiqet nga deklarata për Messin: Zhang e ka menduar, kontrata e argjentinasit mbyllet në 2021

07 Prill 2020

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti vazhdon të thotë se Lionel Messi mund të bashkohet me Nerazzurrët, duke e futur në këtë mes edhe presidentin aktual të klubit Steven Zhangun.

Messi ishte kontaktuar nga Interi në vitet e para të karrierës së tij në Barcelona, ​​por ai zgjodhi të qëndrojë në Camp Nou.

Moratti kurrë nuk e ka humbur shpresën se një ditë do të bënte realitet de këtë e ka thënë edhe në intervistë e fundit në TeleLombardia.

“Duke ditur guximin e Steven Zhang, ai me siguri do të mendojë për këtë”, ka thënë fillimisht Moratti me një buzëqeshje.

“Në fund të fundit, kontrata e Messit do të skadojë në vitin 2021. Do të ishte e mrekullueshme, duke i dhënë njëfarë gjallërie Serie A si tërësi dhe më shumë shpresë Interit”.

“Sigurisht, insistimi im për këtë temë është thjesht si dikush jashtë klubit, kështu që nuk ia vlen aq shumë”, deklaroi ish-presidenti i klubit, Moratti.

Kjo do të kthente gjithashtu duelin mes Messit dhe Cristiano Ronaldos, që ishte ndërprerë nga transferimi i CR7 te Juventus. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan