Mos ka frikë nga tifozët e Everton? Sekreti i Shaqirit që kur është transferuar te Liverpool

10 Tetor 2018

Xherdan Shaqiri mund të ketë filluar të konsiderohet si një idhull i ri në “Anfield” por ka pranuar se kurrë nuk ka shkelur në qendër të Liverpoolit, pasi jeton ende në Manchester!

Nuk është e pazakontë për lojtarët e skuadrës së Jurgen Klopp që të zgjedhun periferinë dhe jo qendrën për të jetuar, por tifozët e Reds-ave mund të jenë befasuar kur kanë mësuar se ai nuk ka shkelur kurrë në qendër të qytetit.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ai tha: “Jetoj ende në Manchester, në të njëjtën shtëpi që kisha kur luaja për Stoke. Të them të drejtën nuk e kam vizituar ende qendrën e Liverpoolit, përveç rasteve kur kam qenë më skuadrën në grumbullim. Lojtarët e tjerë më kanë thënë se është pak e vështirë të shkosh atje sepse njerëzit janë shumë të drejtpërdrejtë”.

“A është e rrezikshme për shkak të tifozëve të Everton? Nuk e di. Mendoj që nëse sillesh mirë atëherë nuk të ndodh asgjë. Por kur kam qenë në hotel me skuadrën kam dëgjuar nga dhoma se ç’bëhet në orën 11 të darkës apo pas mesnate. Mendoj që xhamat në Angli nuk janë aq të trashë sa në Zvicër”.

Që kur i është bashkuar Liverpoolit nga Stoke City për 13 milionë paund. Shaqiri ka luajtur gjashtë ndeshje për skuadrën e Klopp, duke dalë i humbur vetëm në një rast./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan