‘Mos shikoni këtu për trajner të fundosur’

22 Tetor 2018

Julen Lopetegui nuk e ka vënë aspak në dyshim të ardhmen e tij në konfernecën për shtyp të organizuar sot për ndeshjen kundër Victoria Plzen që do të luhet nesër në mbrëmje. Tekniku i Real Madridit, i cili vinte pas disfatës kundër Levante-s në kampionat, por edhe më tepër pas shumë zhurmash mediatike për shkarkimin e tij, u tregua i qetë dhe foli i sigurt për të ardhmen e tij në stolin e “Los Blancos”.

“Është  një ndeshje e Champions League dhe skuadra si zakonisht do të ndjekë historinë e klubit, kemi ambicie dhe entuziazëm për t’u përballur”.

A është kjo ndeshja e fundit për Lopetegui-n në stolin e Real-it?

“Mendoj se nesër kemi një ndeshje që duhet të jemi shumë të vëmendshëm, ta përballojmë atë me dashuri dhe me energji të madhe. Nuk mendoj asgjë më shumë se ndeshja e ditës së nesërme”.

A e ka humbur Lopetegui përkrahjen e klubit?

“Marrëdhëniet i shoh në mënyrë fare normale, e përballoj çdo ditë normalitetin, kjo gjë është nën kontrollin tonë. Nëse pretendoni të shihni një trajner të fundosur, atëherë mos shikoni këtu”. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan