REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Më poshtë janë përballjet për 1/8-at

Moshat, FSHF përcakton kalendarin dhe detajet

12 Janar 2018 16:11

Rikthehet të luhet fundjavën e ardhshme edhe Kupa e Shqipërisë për moshat. Sektori i Garave pranë FSHF-së ka përcaktuar së fundmi edhe çiftet e përballjeve për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë në futboll për moshat U-17 dhe U-19, një kompeticion që regjistron kështu edhe edicionin e tretë, 2017-2018. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 32 skuadra në rang kombëtar të moshës U-17 dhe U-19. Ndeshjet e kësaj kupe do të luhen me sistem grumbullimi në Qendrën Sportive në Kamzë. Ndërsa takimet finale do të luhen në stadiumet e Elbasanit dhe të Tiranës.

Më poshtë janë përballjet për 1/8-at, teksa rregullorja e Kupës për vijimin parashikon që:

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 2 skuadrave të kualifikuara nga turi i dyte i Grupit A dhe Grupi B U-17 & U-19.

Dy skuadrat e kualifikuara të grupit A do të jenë të vendosura në vazon e parë dhe 2 skudrat e kualifikuara të Grupit B do të jenë të vendosura në vazon e dytë.

Skuadrat e vazos së parë do të luajnë me skuadrat e vazos së dytë që do të përcaktohen nga shorti.

Ekipet fituese të dy çifteve gjysmë-finaliste do të luajnë ndeshjen finale për të përcaktuar skuadrën fituese të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19

Kupa e Shqipërisë për Moshat, U-17 Gr A sezoni 2017-2018

Vllaznia-Porto 20.01.2018

Tirana-Shkëndija Tiranë 20.01.2018

Internacional-Partizani 20.01.2018

Laçi-Kukësi 20.01.2018

Kupa e Shqipërisë për Moshat, U-19  Gr A sezoni 2017-2018

Shkëndija Tiranë-Internacional 20.01.2018

Partizani-Porto 20.01.2018

Vllaznia-Akademia AAS 20.01.2018

Tirana-Akademia 20.01.2018

Kupa e Shqipërisë për Moshat, U-17  Gr B sezoni 2017-2018

Besa-Shkendija Durrës 21.01.2018

Flamurtari-A.F Dinamo 21.01.2018

Teuta-Luftëtari 21.01.2018

Dinamo-Skënderbeu 21.01.2018

Kupa e Shqipërisë për Moshat, U-19  Gr B sezoni 2017-2018

Shkëndija Durrës-Skënderbeu 21.08.2018

A.F Dinamo-Pogradeci 21.01.2018

Luftëtari-Teuta 21.01.2018

Flamurtari-Dinamo 21.01.2018

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Zgjedhje e befasishme nga drejtuesit e klubit

Bylisi- Luftëtari, ekipet marrin vendimin për Kupën e Shqipërisë

4 Janar 2018 17:22

Kupa e Shqipërisë do të rikthehet në shkurt me ndeshjet çerekfinale, por duket se akoma nuk janë mbyllur të gjitha llogaritë.

Çifti Bylisi-Luftëtari nuk i ka dhënë zgjidhje përfundimtare ndeshjes mes tyre, pasi skuadra ballshiote ka bërë kërkesë për të riluajtur sfidën. Ekipi i presidentit Agron Kapllanajt e humbi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, pasi u paraqit me vonesë në stadiumin e Luftëtarit.

Drejtuesit e klubit ballshiot kanë dakord me drejtuesit e ekipit të Luftëtarit për të riluajtur ndeshjen. Pritet të merret edhe vendimi i FSHF-së, i cili ia kaloi ndeshjen në tavolinë gjirokastriteve. Ndeshja e parë ndërmjet Bylisit dhe Luftëtarit u mbyll me rezultatin 2-1 për Bylisin. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ylli i Chelsea-t, Eden Hazard është zgjedhur

Hazard fiton garën me De Bruyne dhe Lukaku-n

2 Janar 2018 20:20

Ylli i Chelsea-t, Eden Hazard është zgjedhur “Lojtari i Vitit” në Belgjikë nga tifozët, ndërsa rivalët e Premier League, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Nëpërmjet një komenti në llogarinë zyrtare në Twitter kombëtarja e Belgjikës tregoi rezultatet përfundimtare, të cilat u mblodhën nga një sondazh në internet, të martën pasdite dhe sigurisht që ishte një ditë e mirë për sulmuesin e Chelsea-t.

Hazard mori 10.280 vota, ndërsa De Bruyne mori 4,710 dhe Lukaku fitoi 3,223.

Hazard, i cili fitoi titullin e Premier League me Chelsea-n në maj, gjithashtu ndihmoj Belgjikën të kualifikohej për në Kupën e Botës në Rusi në mënyrë të theksuar.

Vetëm Gjermania me një rekord pikësh prej 100 për qind – ishte më mirë se Belgjika nga ekipet e kualifikuar në Kupën e Botës.

Ekipi i Roberto Martinez regjistroi vetëm një barazim duke shënuar 43 gola nga 10 ndeshje dhe duke pranuar vetëm gjashtë rrjeta.

Në ditën e Krishtlindjeve, Federata e Futbollit të Belgjikës njoftoi një listë prej katërmbëdhjetë lojtarësh nga të cilët tifozët mund të zgjidhin lojtarin e tyre të vitit.

Të nominuarit e tjerë ishin Michy Batshuayi, Christian Benteke, Yannick Carrasco, Nacer Chadli, Thibaut Courtois, Marouane Fellaini, Thorgan Hazard, Dries Merten, Thomas Meunier, Tii Tielemans dhe Jan Vertonghen. 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kupa e Republikës është trofeu i dytë për nga rëndësia pas titullit kampion. Trofeu mund të jetë shpëtimi i sezonit për shumë ekipe. Fitimi i Kupës të siguron pjesëmarrjen në Europa League, rrjedhimisht sezoni konsiderohet i shpëtua

Kupa, “jeleku i shpëtimit” për të mëdhatë e futbollit tonë

2 Janar 2018 16:22

Kupa e Republikës është trofeu i dytë për nga rëndësia pas titullit kampion. Trofeu mund të jetë shpëtimi i sezonit për shumë ekipe. Fitimi i Kupës të siguron pjesëmarrjen në Europa League, rrjedhimisht sezoni konsiderohet i shpëtuar.  

Tirana ëndërron sërish trofeun, pasi është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura dhe për të qenë mes më të mirave. Bardheblutë e ndjejnë veten “superior” në këtë mënyrë.

Kukësi i Safet Gjicit e dëshiron sërish këtë trofe, pasi titulli kampion duket i humbur. Veriliondorët nuk duan që të dalin bosh nga ky edicion.

Teuta është një tjetër emër potencial, pasi me kampionatin në pozita mjaft të vështira. Durrsakët mund të gjejnë “jelekun e shpëtimit” te Kupa e Republikës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Bylisi nuk i ndahet Kupës, ja vendimi zyrtar i klubit

Bylisi nuk i ndahet Kupës, ja vendimi zyrtar i klubit

18 Dhjetor 2017 19:38

Bylisi humbi në tavolinë ndeshjen kundër Luftëtarit me rezultatin 3-0, duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë në mënyrën më të turpshme për këtë klub. Kjo ndodhi sepse skuadrës iu prish mjeti udhëtues gjatë rrugës për në Gjirokastër dhe ekipi mbërriti në stadium 3 minuta me vonesë.

Por, arbitri dhe zyrtarët e takimit nuk e mirëkuptuan skuadrën ballshiote, duke e mbyllur takimin me vendim tavoline. Mirëpo, ballshiotët nuk janë pajtuar me këtë gjë. Ata kanë njoftuar në faqen zyrtare të klubit në facebook se do të ankimonin, gjë që ka ndodhur zyrtarisht ditën e sotme.

EDS mëson ekskluzivisht se pranë FSHF-së, Komisionit të Apelit, ka mbërritur ankimimi nga klubi mallakastriot. Pritet që në mbledhjen e radhës të këtij komisioni të merret një vendim i dytë për këtë ngjarje.

Bylis në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Luftëtarit e pati fituar me rezultatin 2-1, duke qenë kandidati potencial për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për këtë skuadër për të shkuar në Europë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment