MotoGP/ Albeto Puig menaxheri i ri i Honda-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 11:38
Ndryshime në ekip

Skuadra e Honda-s në MotoGP zgjodhi Alberto Puig-in si menaxherin e ri.

Spanjolli do të zëvendësojë Livio Suppo-n që vendosi të tërhiqet pas fitores së Marc Marquez-it.

Ish piloti u shpreh entuziast për detyrën e re: “Falënderoj skuadrën për këtë mundësi që më dha. Kam qenë i lidhur me Honda-n në 25 vitet e fundit të karrierës sime, në fillim si pilot, më pas si menaxher në kategoritë më të ulëta e më pas si trajner për shumë pilotë të rinj aziatikë. Të pasurit mundësinë e të qenit në këtë pozicion në një nga skuadrat më të suksesshme të MotoGP është një nder i madh për mua. Do të përqendrohem në punën time që ta ripaguaj Honda-n, duke e bërë sa më mirë dhe t’i ndihmoj të arrijmë objektivat.

Jam i sigurt se pilotët tanë do të jenë gati, e gjithashtu edhe skuadra jonë për të luftuar për titullin, me përulësi dhe vendosmëri”, deklaroi Puig-i.

Edhe drejtori i skuadrës, HRC, Tetsuhiro Kuwata u shpreh se ishte i lumtur që Alberto do të kryejë detyrën e menaxherit dhe se ka besim se ai do të që japë më të mirën.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike