MotoGP/ Iannone mes 'dy zjarresh', e ardhmja në pikëpyetje

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Maj 2018 16:39
Ku do të shkojë piloti?

Në shtëpinë Ducati ka përherë hapësirë për çështje kontratash, edhe pse aktualisht inxhinieri Dall’Igna ka specifikuar se rasti i Çmimit të Madh të Mugello-s duhet të zgjidhet në një mënyrë apo në një tjetër. Ndërkohë që thashethemet po ndjekin problemin e zëvendësimit të dy pilotëve titullarë.

Mes emrave që përflitet është ai i Andrea Innone-s, mbi të gjitha pas prezantimeve të mira që ka bërë gjatë periudhës së fundit, edhe abrucezi gjatë një manifestimi, në mikrofonin e Sky Sport ka thënë: “Prioriteti im është që të qëndroj te Suzuki, jemi duke diskutuar për të ardhmen tonë”.

“Një rikthim te Ducati? Ne duhet që të kemi propozime para se të vlerësojmë përfundimisht situatën, në këtë moment ka vetëm fjalë. Tani për tani më pëlqen skuadra që kam, të shoh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Shpresoj që të arrijmë t’ia dalim në këtë drejtim edhe pse nuk do të jetë aq e qartë. Sigurisht gjëja më pozitive është që të arrijmë të reagojmë pas një viti të vështirë”, përfundoi Iannone. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike