MotoGP/ Lorenzo boton librin e tij dhe i kushton rëndësi të veçantë Rossi-t

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Prill 2018 23:09
Ja çfarë thotë piloti spanjoll

Në harkun kohor të një javë, pikërisht shtatë ditë pas Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ausstin, është kthyer që të flasë edhe Jorge Lorenzo. Piloti majorkan e ka bërë këtë gjë në Madrid gjatë prezantimit të librit të tij “Atë që arrin të marrësh për 30 sekonda”.

Argumentet e trajtuar janë të shumtë, mes të cilëve edhe përballja e famshme e Termas de Rio Hondo mes Marquez dhe Rossi-t, ku dukatisti është shprehur qartë: “Jam këtu për të folur për librin tim, jo për të diskutuar mbi atë që është bërë. Është një çështje e tyre. Janë gjëra që ndodhin në garë. Ka fërkime, ka njerëz që nuk pajtohen me të tjerët”.

“E gjithë kjo për një muaj do të jetë një kujtim. Askush nuk do të flasë për këtë, unë jam mësuar të jetoj në situata të tilla, nga jashtë dhe nga brenda. Rossi është shumë i zgjuar në dhe jashtë pistave. Ai ka shumë pasues dhe kjo e ndihmon shumë. Në nivelin komunikativ, ai ka atë talent që funksionon", tha Jorge Lorenzo mbi situatën e fundit të ndodhur mes Rossi-t dhe Marc Marquez-it. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike