MotoGP/ Pedrosa flet për marrëdhëniet e ngrira me Puig

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Shkurt 2018 16:25
Piloti spanjoll jep versionin e tij

Pedrosa-Puig, takimi i parë mes pilotit spanjoll dhe ish-menaxherit të tij? “Kemi folur dhe gjithçka ka shkuar mirë”, tha Pedrosa për paddock-gp.com. “Është person me eksperiencë të madhe që jep kontribut për skuadrën. Është herët për të folur për të ardhmen”.

Ish-piloti Alberto Puig ka qenë menaxher i Pedrosa-s në vite të ndryshëm dhe e solli atë te Honda, në të cilën Daniel Pedrosa po fillon sezonin e tij të 13. Të dy, por, janë ndarë në mënyrën më të keqe dhe nuk kishin folur më me njëri-tjetrin. Nuk ka munguar surpriza kur doli lajmi që Puig do të bëhej menaxher i ekipit të Pedrosa-s te Honda.

Pedrosa ka dhënë edhe disa detaje për versionin e 2018 të RC213V: “Është e vështirë ta gjykosh sepse kemi provuar motorin në Malajzi, një pistë që për shkak të nxehtësisë shfaq disa defekte. Motori, sidoqoftë, ka fuqinë dhe është reaktiv. Në Sepang kemi provuar një motor të ri dhe është i mjaftueshëm pozitiv, motori nuk është akoma fiks 100% dhe duhet që ta testojmë në pista të tjera. Aerodinamika është një mënyrë e re dhe nuk kemi shumë eksperiencë”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike