MotoGP | Rikthehen thashethemet për Stoner te Ducati

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Gusht 2018 13:14
Flitet për të ardhmen

Suksesi i fundit i Ducati-t në Republikën Çeke, para atij të së dielës me Dovizioso-n, e ka pasur Casey Stoner në vitin 2007. Pas më tepër se 10 vitesh piloti australian, i cili e pati një ‘ekskursion’ te Honda para se të tërhiqej nga garimet në vitin 2012, vijon që të punojë për ekipin e Borgo Panigale si kolaudues dhe si ambasadori desmodrom. Por sipas disa thashethemeve, Stoner nuk është më i gatshëm që të vijojë të bëjë testuesin e Ducati-t, ndoshta për shkak të operacionit në shpatull që ka pasur në shkurt të këtij viti.

Pas zërave që u folën korridoreve, ishte drejtori sportiv i ekipit Paolo Ciabatti që bëri përgënjeshtrimin gjatë nxehjes në Brno. “Situata është kjo, me Casey kemi dy vite dhe plus një tjetër opsional në kontratën që skadon në vitin 2018. Kemi takuar Casey-n në rrugën për në WDW të Misanos dhe kemi folur për të ardhmen”.

Operacioni në shpatull “nuk i lejon ende një përdorim të plotë të artikulacionit dhe për këtë kemi vendosur që ta shtyjmë deri në fund të shtatorit për të parë progresin që do të bëjë gjatë muajve të rehabilitimit. Në momentin që do të jetë gati fizikisht ne do të flasim për të ardhmen”, tha Ciabatti. /EDS/

**********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike